Deklarata mbi Sigurinë e Porosive
I dashur Mik i Oriflame,
Faleminderit që jeni anëtar i komunitetit tonë të bukurisë dhe keni zgjedhur produktet tona në rutinat tuaja të përditshme. Kënaqësia dhe lumturia juaj me produktet dhe shërbimet tona kanë një rëndësi të madhe për ne dhe ne kujdesemi për të çdo ditë. Sidomos sot, është përparësia jonë kryesore për të zbatuar standarde edhe më të larta të shërbimit përmes proceseve të përshtatura që sigurojnë sigurinë dhe rehatinë tuaj dhe ju informojnë për të gjitha hapat e ndërmarrë.
- Ne morëm masat më të larta të sigurisë në lidhje me mbrojtjen dhe dezinfektimin në Qendrat tona të Shpërndarjes dhe mbrojtjës së stafit tonë, ku ne po përpunojmë porositë tuaja
- Mjetet dizinfektuese të instaluara posaçërisht në Qendrat tona të Shpërndarjes mundësojnë dezinfektimin e duarve, si në hyrje ashtu edhe kur largohen nga operacioni. Kërkohet nga i gjithë stafi që të dezinfektojnë vazhdimisht duart dhe vendet e punës. Të gjitha sipërfaqet e kontaktit të zakonshëm pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht, dhe të gjitha procedurat e ndërlidhura të dekontaminimit ndiqen, siç rekomandohet nga autoritetet lokale.
- Ne kemi zbatuar ndalesën për vizitorët e jashtëm, duke minimizuar vetëm ata, të cilët janë të domosdoshëm për vazhdimin e biznesit, si për shembull shërbimet teknike. Çdo vizitor i jashtëm është i regjistruar dhe i kërkohet të dezinfektojë duart e tyre para se të hyjë në operacion
- Të gjitha kontaktet me shoferët, të cilët janë duke shpërndarë produkte ose duke mbledhur, janë të kufizuara në minimum dhe të mundshme vetëm pasi të keni kaluar procedurat e dezinfektimit.
Ne kërkojmë të mbajmë të njëjtat standarde të larta nga partnerët tanë të biznesit, të cilët po merren me dërgesat tuaja nga Oriflame, kështu që çdo porosi të arrijë në mënyrë të sigurt në destinacionin tuaj.
Ne gjithashtu po monitorojmë të gjitha informacionet zyrtare të disponueshme për të qenë të sigurt se nuk ekziston rreziku i infektimit në çdo fazë të procesit të dërgesave.
Ne po sigurohemi që të gjitha porositë tuaja të dorëzohen me kohë. Sidoqoftë, për shkak të arsyeve, përtej kontrollit tonë në lidhje me vonesat në të gjithë botën në transport ose disponueshmërinë e kufizuar të mallrave, është e mundur që ju të mund të keni një vonesë në dorëzimin tuaj.
Është një kohë dinamike dhe plot pasiguri, kështu që qëllimi ynë është të sigurohemi që të ndjeheni të sigurtë duke bashkëpunuar me ne dhe të vazhdoni të shijoni produktet tuaja të preferuara.