Bëjeni sikur Italianët: 4 hapa për të jetuar jetën më pasionante

Çfarë adhurojmë për Italianët? Shpirtin, mikpritjen, shijen e mirë, qëndrimin ndaj jetës dhe, natyrisht, kuzhinën. Por tërë ky pozitivitet nuk është i rezervuar vetëm për ta. Të gjithë mund të kenë një shije të jetës kaq pasionante, kudo që janë. Vetëm merrni këto 4 mësime nga Italianët!

Lërini emocionet
Kurdo që ndiheni të lumtur – qeshni, kurdo që ndiheni të pikëlluar – qani, nëse jeni nervoz – bërtitni. Italianët janë shumë vet-ekspresivë dhe i nxjerrin të gjitha emocionet. Mbajtja e emocioneve brenda vetes mund të ju bëjë të ndiheni të tensionuar dhe mund të ju ndalojë nga vlerësimi i gjërave që ju jep jeta. Është koha të lironi ndienjat tuaja! 

 

 

Rrethoni veten me gjëra të mira
Shtëpitë italiane janë plot me mobilje antike, suvenire familjare dhe fotografi. Provoni të merrni shembull dhe të rrethoni veten tuaj me gjëra që kanë kuptim për ju dhe ju bëjnë të ndiheni rehat. Mund të jetë një ndryshim i vogël në enterier apo diçka aq e thjeshtë sa të nxirrni fotot familjare nga albumet dhe ti ekspozoni në korniza. Gjithashtu, të shtoni lule për të dekoruar shtëpinë tuaj do të ngritë disponimin tuaj! 

 

 

Vizitoni vende të ndryshme
Në qytetet italiane pothuajse secili vend është një monument dhe koha duket që ndalon. Askush nuk ngutet dhe njerëzit vetëm shijojnë kohën në atë vend dhe atë moment. Të futni veten tuaj në një jetë kulturore mund të ju sjellë shumë inspirim. Merrni shembull, vizitoni vende ku nuk keni qenë më parë. Mund të jetë një teatër, një park apo edhe një kafe e vogël. Ndaluni për një moment dhe lironi mendjen tuaj. 

 

 

Jetoni jetën me passion
Femrat italiane e dinë se çfarë ju bën të ndiheni mirë, ju bën edhe të dukeni mirë. Aq e thjeshtë sa mund të duket, çelësi i konfidencës në jetë është të kaloni më shumë kohë duke bërë atë që ju pëlqen më shumë. Lëreni personalitetin tuaj të mirë të shkëlqej çdo ditë dhe me aromën tonë të re të Miss Giordani Intense ju tani mund të festoni pasionin tuaj për jetën edhe më shumë! 

 

 

Fjalët nga: Fotografitë nga: Oriflame