1. Përgatitni shputat tuaja për ditët e verës
Mangot janë të preferuarat e verës për arsye të qarta. Jo vetëm që janë të shijshme, por gjithashtu kanë plot përfitime për kujdes të lëkurës dhe kujdesit për trup. Këto produkte të mrekullueshme për pedikyr nga Feet Up Mango Infusion janë thjeshtë të përsosura për verë. Këto produkte që janë edicion i limituar kanë përbërës natyralë që thellësisht ushqejnë lëkurën tuaj, duke i dhënë jetë të re shputave tuaja. Mango është e pasur me Vitamin A dhe Vitamin C që shëron dhe ndriqon lëkurën nga brenda. Ekstraktet e ginsengut janë plot me anti-oksidantë që rigjenerojnë lëkurën e shputave. Skrabi për shputa në mënyrë efikase largon qelizat e vdekura të lëkurës derisa krema për shputa dhe spreji për shputa hidratojnë dhe mbrojnë lëkurën gjatë verës duke i mbajtur pa kundërmim për një periudhë të gjatë kohore. Merrni në dorën tuaj këtë set pedikyri me aromë të këndshme dhe jepni shputave tuaja dashurinë e pafundme që e meritojnë.
2. Targetoni nevojat e shputave tuaja
Ndonjëherë shputat tona kanë nevojë për më shumë kujdes se zakonisht. Kjo është pjesa ku trajtimi i avancuar për shputa vije në shpëtim. Këto produkte nga Feet Up Advanced gama targetojnë nevojat specifike të shputave tuaja. Krema për shputa e pasur me minerale qetëson dhe hidraton lëkurën derisa i lejon lëkurës tuaj të marrë frymë. Maska intensive hidratuese për shputa ka glicerinë, shea gjalp të pastër, dhe dyll blete për të ruajtur tërësisht hidratimin dhe për të bërë shputat tuaja të buta dhe të lëmueshme gjatë tërë verës. Përzierja e saj minerale e zinkut, magnezit, hekurit dhe bakrit me veti zbutëse dhe e pasur me proteina, mbanë shputat tuaja me dukje të shëndetshme dhe të rigjeneruar pa pasur nevojë të shkoni në spa. Për rehati të përditshme, provoni një palë copëza të silikonit me xhel që mund të vendosen në sandale për qëndrim pa dhimbje gjatë tërë ditës. Qoftë nëse jeni me taka apo sandale moderne verore, këto copëza silikoni do të bëjnë ecjen po aq të lehtë sa një fllad I lehtë veror.
3. Shputa të buta në 4 hapa!
Për të gjitha ato femra të cilat adhurojnë të kenë një pedikyr në shtëpi në vend se të shkojnë në salon apo spa, kjo rutinë në 4 hapa për pedikyr është opsioni më i mire. Filloni me një limë të përshtatshme për shputa që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura nga thembrat tuaja dhe zbutë lëkurën e shputave. Pastaj zgjedhni një kremë antiperspirante për shputa për të mbajtur shputat tuaja të thata, të freskëta dhe pa kundërmim në çdo kohë (KËSHILLË: Provoni një pale qorape hidratuese për të ruajtur mirë hidratimin). Vazhdoni me pudrën për shputa për të ndihmuar në eliminimin e bakterieve dhe parandalimin e infeksioneve të shputave të shkaktuara nga djersa e tepërt dhe një sprej rigjenerues për shputa që ka veti shëruese dhe freskuese për ti dhënë shputave tuaja një jetë të re.
Me këto produkte të kualitetit të lartë për kujdes të shputave në koleksionin tuaj, ju do të keni mundësi t’i jepni shputave tuaja kujdesin të cilin e meritojnë. Kështu që, zgjedhni këpucët tuaja të verës dhe rrëmbeni vëmendjen me shputat tuaja të bukura dhe të shëndetshme të zbukuruara me sandalet më të bukura verore.