Qymyrdruri: Ari i zi i kozmetologjisë

Qymyrdruri është një përbërës i veçantë, që tani ka periudhen e rilindjes në industrinë e bukurisë. Përjetoni forcën e një përbërësi të rizbuluar dhe lironi fytyrën tuaj nga shenjat!

Nëse mendoni për qymyrdrurin vetëm si dru, ju pret një befasi. Maska e Oriflame nga Pure Skin me Qymyrdruri përmbanë qymyrdruri të aktivizuar, që mund ti njihni nga kabineti i mjeksisë – sigurisht e keni përdorur për të liruar dhimbjet e stomakut! Tani, industria e kozmetikës ka zbuluar potencialin e kualiteteve të saj pastruese. 

Vetitë pastruese të pluhurit të qymyrdrurit bëjnë që të absorbojë yndyrën e tepërt dhe çdo papastërti nga sipërfaqja e lëkurës. Lidhen me formulën dhe rrjedhimisht largohen kur largoni maskën. Si rezultat, jo vetëm që detoksifikon lëkurën, duke e bërë më të ndritur dhe më të butë, por gjithashtu rregullon nivelet e sekretimit të vajërave, duke e bërë të përsosur për menaxhimin e lëkurës me shenja.

Pure Skin Maska Qëruese me Qymyrdruri ka një armë secrete: frutin më modern të sezonës, ananasin. Nën lëvorën e gjelbër, ka një pasuri të substancave natyrale që ndihimojnë në pastrimin, ndritshmërinë dhe hidratimin e lëkurës. Lëkura juaj do të pastrohet thellësisht dhe do të lirohet nga qelizat e vdekura! 

 

 



Si ta përdorni Pure skin Maskën Qëruese me Qymyrdruri:
Hapi 1: Pastroni lëkurën. Për maksimizimin e efektit të maskës, gjithashtu mund të vendosni një peshqir të ngrohtë në fytyrë për disa minuta për të hapur poret.
Hapi 2: Aplikoni maskën me një shtresë të hollë, duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë apo vetëm në zonën T dhe zonat e tjera problematike. Shmangni zonën rreth syve, linjës së flokëve, vetullave dhe buzëve. Për kontroll më të mirë, mund të përdorni Giordani Gold Brushën e Rrafshët të Pudrës.
Hapi 3: Lëreni për 20-30 minuta, derisa maska të thahet tërësisht. Pastaj largojeni lehtësisht, duke filluar nga këndet e jashtme. 
Hapi 4: Shpërlani çfarëdo që ka ngelur nga produkti me ujë dhe Pure Skin Purifying Pastruesin për Fytyrë. Vazhdoni me rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, dhe mos harroni ta hidratoni! 

Formula e Pure Skin Charcoal Peel-Off Maskës është modifikuar në mënyrë të veçantë, në mënyrë që të jetë e sigurtë edhe për lëkurë sensitive, dhe e përshtatshme për përdorim edhe për 3 herë në javë. Pastrimi është I utë dhe nuk e lë fytyrën të irrituar. Mund të përjetoni të gjitha përfitimet e qymyrdrurit dhe shijoni procesin! 

Fjalët nga: Fotografitë nga: Oriflame CE