NUK DUHET
• Të pini kafe pas orës 12 në mesditë – për një person normal, kafeina merr afërsisht 10 orë që të shpërbëhet në trupin tuaj. Nëse pini një filxhan kafe pasdite, sistemi juaj do të jetë akoma i mbushur me kafeinë pas mesnatës, gjë që nuk është shumë e mirë për gjumin! Sidoqoftë, ritmi me të cilin shpërbëhet kafeina në trupin tuaj është individuale dhe gjithashtu varet nga sasia e kafeinës që keni konsumuar, por për të qenë më të sigurtë, pini kafenë përpara mesditës!
• Të hani shumë fibra pa pirë ujë – Ngrënja e fibrave është një gjë e shkëlqyeshme për shëndetin tuaj tretës, por nëse nuk jemi duke pirë mjaftueshëm ujë bashkë me fibra, ne mund të përjetojmë parehati serioze. Fibrat absorbojnë ujin, që ndihmon ushqimin të lëvizë më shpejtë në sistemin tuaj, dhe e bën më të lehtë të eliminohet. Nëse jeni të dehidruar, ushqimi do të jetë më I fortë dhe mund ta bëjë më të vështirë të shkoni në banjo. Ne nuk e duam një gjë të tillë, kështu që pini!
DUHET
• Të hani vaktet tuaja në kohën e njejtë çdo ditë – trupat tanë adhurojnë rutinën! Shumë studime kanë sugjeruar që ushqyerja jo e rregullt është e lidhur me një rrezik më të lartë të sindromës metabolike, dhe faktorëve të rrezikut siq janë shtypja e lartë e gjakut dhe BMI. Metabolizmi ynë është në një 24-orë orar dhe pret gjërat e njejta çdo ditë, në të njejtën kohë!
• Të hani çokollatë të zezë në vend të çokollatës me qumësht – çokollata e zezë me një përmbajtje të lartë të kokosit (70% apo më shumë) është një zgjedhje më e mirë se sa çokollata me qumësht. Është plot me antioksidantë të shëndetshëm që mbrojnë trupin nga plakja apo sëmundjet, përmbanë më pak sheqer dhe përmbanë minerale siq janë magneziumi, hekuri dhe zinku.
• Të hani më shumë zink për të ndihmuar gjumin – hulumtimet e fundit tregojnë që nivelet e zinkut janë të lidhura me kualitetin e gjumit. Zinku mund të gjendet në mish, butakë, bimë bishtajore, arra, farad dhe bylmet. Gjithashtu mund të merrni zink përmes suplementeve dietale për tu siguruar që po merrni mjaftueshëm.