5 Fakte për pH që Çdo Femër Duhet T’i Dijë

Nivelet e balancuara pH janë çelësi për shëndetin e lëkurës dhe kujdesin e mirë intim, por çfarë është dhe si ndikon në trupin tonë? Ekspertja jonë Lorna Daly ka përgjigjie!

Çfarë është pH?
pH është një matje e aciditetit në një shkallë nga 0 në 14. Na tregon se sa acidike apo alkaline është një substance. Një pH 7 është neutrale. Vlerat nën 7 tregojnë aciditet dhe ngritet kur numrat zbresin – duke e bërë 0 vlerën më acidike. Vlerat mbi 7 tregojnë alkalinet dhe ngritet derisa numrat ngriten – duke e bërë 14 numrin me më së shumti alkaline. 

 

 

2. Çfarë është niveli pH i lëkurës? 

.pH e lëkurës është pak nën 5, që është pak acidike.   

3. Çfarë ndodh nëse pH niveli është jashtë normales? 
Nëse pH e lëkurës është e ngritur shumë apo ka rënë shumë, mund të prishë balancin e shëndetshëm të lëkurës dhe mikrobiomën natyrale (mikroorganizmat që janë prezente në mënyrë natyrale në lëkurë për të ndihmuar në mbrojtjen e saj). Kjo mund të rezultojë në prishjen e balancit të shëndetshëm të lëkurës dhe potencialisht humbjen e mekanizmave natyralë mbrojtës të saj. 

A janë pH nivelet ndryshe për zona të ndryshme të trupit?
Po. pH e zones intime të femrave është më e ulët – afërsisht 3.5-4.5. Njësoj si me pjesën tjetër të lëkurës, nëse pH e zones intime është e pabalancuar lëkura mund të humbë mekanizmat e saj natyralë mbrojtës. Kur mbrojtja e lëkurës zvogëlohet, mund të çojë në irritim potencial apo sensitivitet. 

 

 

 Çfarë mund të bëj për të siguruar se pH niveli është I balancuar? 
Gjatë ciklit menstrual, është e rëndësishme të ndërroni tamponët dhe të pastroheni rregullisht. Gjithashtu është e rëndësishme të shmangni sapunët e fortë dhe xhelet e forta për dush. Në vend të tyre, përdorni një game produktesh që është e formuluar specifikisht për zonën sensitive, siq është Feminelle. Këto produkte për kujdes intim janë të zhvilluara për balance të optimizuar pH dhe për të mbrojtur mikrobiomën. Gjithashtu përmbajnë acid laktik dhe përzierje prebiotikësh dhe ekstrakte natyrale Suedeze për rehati që zgjatë. Plus janë të biodegradueshme, që është e mirë për ambientin. 
 

 

 

Fjalët nga: