5 Arsye të Shkëlqyeshme për të Ushtruar në Ambient të Jashtëm!

Qoftë nëse tashmë ushtroni me rregull ose jo, ambienti i jashtëm ka shumë për të ofruar për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Dëshironi të dini arsyen? Vendosni pak krem kundër diellit, dhe ikim!

1. Fillimi i përsosur
Nëse nuk ushtroni dhe dëshironi të filloni, regjistrimi në një palestër mund të duket i frikshëm. Mund të ndiheni në siklet për trupin tuaj apo të keni mungesë të durimit dhe qëndrueshmërisë, apo të keni frikë nga të qenurit personi i ri në grup. Duke filluar ushtrimet në ambient të jashtëm, ju mund të merrni hapat me ritmin tuaj, ku dëshironi dhe kur dëshironi. 30 minuta të ushtrimeve të lehta aerobike – siq është ecja e shpejtë – është gjithë çfarë ju nevojitet! 

 

 

2. Është e kënaqshme
Palestrant mund të jenë të mërzitshme. Rradhët e mjeteve, drita e njejtë, temperature dhe pamja e njejtë çdo ditë. Mund të dedikoni shumë focus në se sa rëndë, sa shumë, dhe sa gjatë – dhe sa të lodhur ndiheni. Kur jeni në ambient të jashtëm – qoftë në një ambient urban apo të gjelbër – jeni të ekspozuar në një ambient që ndryshon vazhdimisht, që do të bëjë ushtrimet tuaja shumë më të kënaqshme. 

 

 

3. Mund të ngritë disponimin tuaj 
Drita natyrale është shumë e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien! Si dhe ofron Vitamin D esenciale për eshtra të fortë dhe shumë përfitime të tjera shëndetsore, ekspozimi në dritë të diellit është gjithashtu i lidhur me ngacmimin e serotoninës – hormonin e lumturisë në trup. Serotonina është e lidhur me disponimin pozitiv, dhe është prekursori për melatoninën, e domosdoshme për gjum të mirë. 

 

 

4. Mund të jeni kreativ
Vrapimi në ambient të jashtëm është i qartë, po ushtrimet për force? Ushtrimet jashtë krijojnë mundësinë që të jeni kreativ në ushtrime! Shkallë, ulëset, parmakët, tryezat e piknikut, muret e ulëta, të gjitha mund të bëhen mjete rezistence me pak imagjinatë. Nëse nuk keni njohuri për këtë lloj ushtrimi, ka shumë inspirim të shkëlqyeshëm në internet! 

 

 

5. Nuk kushton asgjë!
Palestra apo anëtarësimet në klube sportive vijnë me një çmim, që mund të jetë i shtrenjtë për shumë njerëz! Mos lejoni çmimin të vijë ndërmjet jush dhe mirëqenies tuaj – ushtrimet në ambient të jashtëm nuk kushtojnë asgjë!  

 

 

Dëshironi të filloni të ushtroni në ambient të jashtëm si pjesë e një grupi? Wellness by Oriflame ka grupe të individëve me të njejtin qëllim në mbarë botën, që ushtrojnë bashkë dhe përkrahin njëri-tjetrin në qëllimet e tyre për shëndet dhe mirëqenie. Flisni me konsultantin tuaj për Wellness për të zbuluar më shumë nëse ka një grup si ky afër jush. Dhe nëse jo? Përse të mos e filloni vet një?!