Efektet Dëmtuese të Rruarjes në Lëkurë
Gjëja e pare, është e rëndësishme të kuptoni se si rruarja rigoroze mund të acarojë lëkurën tuaj. Përveç se lëkura e meshkujve e pasur me testosterone është më e fortë dhe më e qëndrueshme në krahasim me lëkurën e femrave, akti fizik I rruarjes është akoma një burim I konsiderueshëm i stresit. Dhe për të bërë problemin më keq, shumë meshkuj zgjedhin të rruhen çdo ditë! Në mungesë të një lubrikanti të përshtatshëm për të lehtësuar procesin, rruarja mund të shkaktojë dëme të mëdha në qelizat sipërfaqësore të lëkurës dhe të agravojë barrierën e lëkurës. Kjo mund të shkaktojë që lëkura të humb hidratimin që kontribuon që ajo të duket e thatë dhe e lodhur. Saktësisht çfarë duhet të shmangni!
Së pari Pastroni – Nuk ka Justifikime!
Mund të tingëllojë klishe, por kur bëhet fjalë për rruarje, mos përgatitja e lëkurës është problem më vete. Pastrimi filliisht është një domosdoshmëri absolute sepse ndihmon të largojë qelizat e vdekura të lëkurës dhe të zbusë lëkurën përpara rruarjes. Në process ju gjithashtu do të ndihmoni të shfaqni qimet e mbetura nën lëkurë. Nëse përdorni pastrues kualitativ siq është NovAge Men Pastruesi ju gjithashtu shijoni përfitimet hidratuese që hidratojnë dhe zbusin qimet që I bën më të lehta të priten. Në të njejtën kohë, kjo e bën lëkurën më të qëndrueshme dhe rritë aftësinë e saj të rigjenerohet nga stresi I rruarjes.
Gjithmonë Përdorni një Brisk të Mprehtë
Për një arsye apo tjetër brisqet janë akoma një nga komoditetet më të shtrenjta kur bëhet fjalë për mirëmbajtje dhe bukuri. Por kjo nuk do të thotë që mund të vazhdoni të rruhein me të njejtin brisk derisa fillon të prishet dhe disintegrohet. Brisqet e prishur janë armiku më i madh i qimeve të fytyrës pasi që tërheqin qimet nga lëkura në vend se ti prejnë. Kjo mund të shkaktojë që lëkura të irritohet dhe inflamohet. Kështu që, sigurohuni që brisku juaj është sa më I mprehtë dhe ndërrojeni kur filloni të vëreni që po e humb mprehtësinë. Një këshillë tjetër është të siguroheni që sipërfaqja e brisket është e pastër çdo here duke e shpërlarë me ujë të ngrohtë gjatë rruarjes.
Jepni Prioritet Produkteve Pas Rruarjes
Pra, keni pastruar, larguar qimet… tani keni mbaruar dhe keni tharë lëkurën. Apo jo? Jo! Kujdesi për lëkurë pas rruarjes është po aq e domosdoshme siq është kujdesi për të para apo gjatë rruarjes. Hidratimi me NovAge Men Xhelin Qetësues pas rruarjes është mënyra më e mirë për të përfunduar rruarjen dhe ndihmon të qetësojë dhe ti jape energji lëkurës, të luftojë thatësinë dhe të rritë shpejtësinë e rigjenerimit të barrierës së lëkurës. Gjithashtu është një zgjidhje e përsosur nëse ju pëlqen të mbani pak mjekërr ndonjëherë pasi që ndihmon të mbajë qimet e buta dhe të rigjeneruara.