Si Ndikon në Shëndetin Tuaj Ritmi Juaj Qarkullues, Rrethor?

Zbuloni se si të optimizoni ciklin tuaj gjum-zgjim për gjum dhe shëndet të përgjithshëm të përmirësuar!

Qarkullues, çfarë?
E dini se si ndonjëherë nuk mund ti hapni sytë në mbrëmje dhe disa ditë të tjera nuk mund të flini edhe pse jeni tepër të lodhur? Sistemi i gjumit tone vendoset nga ritmi jonë qarkullues, rrethot – nga ora jonë e brendshme 24-orëshe e trupit që rregullon ciklin tonë gjum-zgjim. Ndikon në gjithëçka nga lirimi i hormoneve dhe shprehitë e ngrënies deri tek temperatura e trupit dhe metabolizmi. Kur nuk mund të flemë edhe pse jemi të lodhur, mund të nënkuptojë që diçka ka përçarë ritmin tone qarkullues, rrethor dhe lirimin e hormonit të melatoninës – hormoni i gjumit që na bën të lodhur. 

Çfarë e dëmton ritmin tonë qarkullues rrethor? 
Të qëndruarit e gjatë në telefon çdo mbrëmje apo të shikuarit e programeve tona të preferuara televizive derisa të flemë. Një Jo e madhe! Trupat tanë janë organizma intelegjentë të dizajnuar sipas ciklit 24-orësh që ndjekë dritën e diellit. Shumë kohë më parë kur nuk kemi pasur drita elektrike, ne kemi fjetur në perëndim të diellit dhe jemi zgjuar në lindje të diellit. Tani që kemi dritë artificiale nga llambat dhe ekranet deri vonë natën, është një sfidë për trupat tanë të dinë se kur është koha që të qetësohen, sepse errësira që ndihmon në lirimin e melantoninës nuk gjendet aty. 

Si ndikon në shëndetin tonë?
Ekspozimi në dritë artificiale në mbrëmje dhe kohët e pasigurta të gjumit-zgjimit janë lidhur me sëmudjet kronike siq janë obeziteti dhe sëmundjet kardiovaskulare, si dhe irritimi, ankthi dhe rënie e efikasitetit në të mësuar dhe të mbajtur mend. 
Për më shumë, është e ditur që popullatat në shtetet me pak dritë dielli gjatë muajve të dimrit kanë incidente më të larta të depresionit. Për fat të mirë, shumë nga këto sëmundje janë të parandalueshme sepse janë të gjitha të lidhura me stilin e jetës. 

 

 

Çfarë mund të bëjmë?

  • Të flemë në orën e njejtë çdo natë. Kjo krijon një rutinë (trupat tanë adhurojnë rutinën!) dhe ndihmon trupat tanë të kuptojnë kur është koha për gjum.
  • Të ndalojmë së përdoruri teknologjinë disa orë përpara se të flemë. Nëse përdorim teknologji pasi të errësohet, ne mund të instalojmë filterë që bllokojnë dritën e kaltër në ekrane apo të vendosim syze që bllokojnë dritën e kaltër, pasi që drita e kaltër bllokon lirimin e melantoninës.
  • Dilni gjatë ditës në mënyrë që trupat tanë të koordinohen me diellin. 
  • Kjo është pak e vështirë për tu bërë nga shumica prej nesh, por një gjë e shkëlqyeshme nëse mund ta menaxhojmë – shihni lindjen dhe perëndimin e diellit. Nuk është vetëm e bukur si magji dhe qetësuese për tu pare, por gjithashtu ndihmon në resetimin e orës tonë trupore. 
Fjalët nga: