Tërhiqni veten tuaj

Të ndani kohë kualitative për kujdesin për vetveten është e rëndësishme – një tërheqje nga aktivitetet e përditshme është mënyra e përsosur për tu ndarë tërësisht nga rutina jonë ditore dhe për tu ri-lidhur me vetveten. Zbuloni më shumë për tërheqjen dhe kujdesin për veten me ekspertin Suedez për mirëqenie Elin Lundblad.

Çfarë është saktësisht kujdesi për veten?
Për mua, kujdesi për veten ka të bëjë me të qenurit tërësisht në kontakt me gjendjen time personale mendore dhe të punoj në mënyrë aktive për ta mbajtur të balancuar. Ka të bëjë me të trajtuarit e vetes me dashuri: të jeni pak vetjak në fakt – por në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Fillimisht u bëra e vetëdijshme për rëndësinë e kujdesit personal dhe zhvillimin e vetvetës kur isha afërsisht 15 vjeç dhe kisha vështirësi në shkollë. Që nga ai moment ka luajtur një pjesë të rëndësishme në jetën time. Si një qenie me të vërtetë emocionale, ato vitet e hershme në të vërtetë ishin më së shumti për ti mbijetuar situatave me kriza, por sot është proaktive. Në mënyrë të vazhdueshme punoj për kujdesin ndaj vetvetes, duke qenë e vetëdijshme dhe duke marrë përgjegjësi për veten. Gjithashtu mësoj të tjerët të gjejnë mënyrën e tyre personale drejtë balancit. 

 

 

Përse janë të dobishme tërheqjet? 
Në shoqërinë e ditëve të sotme, truri ynë punon me kohë shtesë duke u munduar të qëndrojmë në hap me jetën familjare, karrierën dhe rrjedhjen konstante të informative digjitale. Ndalja e tërë kësaj tërësisht – ndarja nga i gjithë ai stimulus – me të vërtetë na lejon të theksojmë kujdesin ndaj vetvetes. 

Kam qenë në shumë klasë për yoga të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e pastër personal – kjo është ajo që funksionon për mua në mënyrë të natyrshme është ajo që dua të ndaj me të tjerët. Por dua të theksoj këtu që një tërheqje ska të bëjë me të bërit yoga në një plazh ekzotik – larg asaj. Nëse doshironi të bëni yoga, mendoni planetin dhe gjeni një tërheqje afër shtëpisë. Yoga është vetëm një mjet – lidhja me vetveten është çelësi. 

Një tërheqje nuk ka të bëjë me yoga – mund të jetë çfarëdo që ju nxjerrë nga presioni i jetës, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Mund të jetë një moment i lidhjes me vetveten: aq e thjeshtë sa të gjeni një orë për tu ulur në një vend të qetë me një libër të mirë, apo ecje në pyll. Edhe 10 minuta nëse qëndroni qetë me një kafe mund të jetë një tërheqje.

 

 

Për kë është e mirë tërheqja? 
Për të gjithë! Absolutisht të gjithë. Ka të bëjë me njohjen e vetvetes dhe të merrni përgjegjësi për jetën dhe shëndetin tuaj. Kur të jeni tërësisht të lidhur dhe në dashuri me vetveten përhapet edhe rreth jush. Kjo është arsyeja përse të qenurit pak vetjak – në mënyrën më të mirë të mundshme – mund të ju bëjë një grua, nënë, biznesmene më të mirë – çfarëdo. Është fuqizuese.