1. DIZAJN ME NJË QËLLIM TË CAKTUAR
Me thjeshtësinë vizuale dhe plot stil, dizajni kontemporat Suedez ka marrë botën si stohi dhe simbolizon martesën e përsosur të formës dhe funksionit. Me fjalë të tjera, dizajn me një qëllim. Për të destiluar një concept përmes një lente pragmatike por në të njejtën kohë të hapur, është një karakteristikë e të gjitha fushave të dizajnit Suedez. Në të vërtetë, ne adhurojmë bukurinë e vërtetë në objekte të përditshme!
Për të shpalosur vizionin tone për dizajnet e reja ne kemi partneritet të afërt me një nga studio më të mira me renome në tërë Europën. Qëllimi ynë është të sjellim familjen e produkteve të përditësuar dhe të pasurojmë secilin produkt me një dukje premium Suedeze. Në process, ne kemi dashur të krijojmë një game kohesive që fton dhe tërheqë klientët tanë, bashkë me një ndienjë eksklusive që i bën drejtësi kualitetit të përfitimeve të produkteve. Gjithashtu ka qenë e rëndësishme që dizajnet të shprehin një histori të secilit produkt, dhe të sigurojnë që të jenë të përshtatshme për klientët dhe lehtësisht të navigueshme, si një game e plotë dhe me nivel individual të produkteve.
“Për të shfaqur vizionin tone për dizajnet e reja të paketimeve, ne kemi bashkëpunuar nga afër me një nga studiot e dizajnit më të mira, fituese çmimesh, në Europë.”
- Cornelia Greko, Senior Menaxher i Dizajneve të Paketimeve Globale
2. FITORE PËR JU, FITORE PËR AMBIENTIN
Dizajni modern Suedez gjithashtu është i fokusuar në qëndrueshmëri dhe kjo është arsyeja përse, kur ju shihni brenda kutisë së Wellness by Oriflame produkteve me dizajn të ri, ju do të vëreni një gjë – nuk ka fletushkë!
Qëndrueshmëria është diçka që Oriflame e merr me shumë seriozitet dhe, kurdo që të jetë e mundur, ne ndërmarrim hapa drejtë të qenurit edhe më të qëndrueshëm. Gjatë ridizajnimit të produkteve tona Wellness by Oriflame, ne kemi identifikuar një mundësi të bëjmë një gjë të tillë, duke larguar fletushkat. Duke bërë një gjë të tillë, humbja e letrës zvogëlohet dukshëm, që nënkupton, me çdo produkt që ju e bleni, po bëni mirë – jo vetëm për vete, por gjithashtu edhe për ambientin. Tërë informatat që i keni gjetur në fletushka tani i keni të printuara në mënyrë të përshtatshme në pjesën e pasme dhe anash produktit.
3. INSPIRUAR NGA NGJYRAT E NDËRTESAVE SUEDEZE
Nga qytetet më të mëdha deri tek fshatrat më të vogla të Suedisë, një gjë është e dukshme kur bëhet fjalë për arkitekturën Suedeze: ngjyrat e ndërtesave. Kanellë, e gjelbër ulliri, e kuqe apo edhe prekje të pastelit roze, të verdha dhe të kaltra jetojnë përkrah njëra tjetrës, duke krijuar një paletë të jashtëzakonshme eklektike që ka qenë një shenjë dalluese Suedeze për shekuj të tërë.
Inspiruar nga dukja e qëndrueshme, ne kemi përfshirë shumë nga këto hije të bukura në krijimin e dizajneve tona të reja si një mënyrë delikate për të ruajtur trashëgiminë tone Suedeze. Çfarë është e rëndësishme gjithashtu, është se ne dëshironim të mirëmbanim identitetin e brendit Wellness by Oriflame që është bërë aq I njohur në mbarë botën gjatë dekadës së fundit, kështu që kemi ruajtur ngjyrën vjollce në Wellness Pack për Femra dhe Multivitamin dhe Mineral për femra.