Çfarë janë qelizat bimore amë?
Qelizat bimore amë janë qeliza të veçanta që janë burim i vitalitetit të bimës. Janë qeliza të padiferencuara, që nënkupton që mund të transformohen në qfarëdo lloj qelize për nevojat e bimës.
Përse janë të rëndësishme qelizat bimore amë?
Nën kushte të caktuara (p.sh. temperatura, drita) qelizat bimore amë mund të prodhojnë fitokemikale specifike. Këto fitokemikale janë përbërës biologjikisht aktivë që përfshijnë antioksidantë, enzima, acide dhe peptide – ku të gjitha ofrojnë përfitime të shkëlqyeshme për lëkurën dhe trupin tuaj!
Si i përdor Oriflame qelizat bimore amë për të krijuar produkte?
Pas shumë vitesh hulumtimi, shkencëtarët tanë tani po kultivojnë qelizat bimore amë në laborator. Ne selektojmë specie me bazë në efektin potencial kundër plakjes të fitokemikaleve të tyre, dhe kulturojmë bimët amë dhe qelizat e tyre në kushte kontrolluese – mund të lulëzojnë nisoj sikur në natyrë!
Për shembull, gama jonë e re Ecollagen përdor ekstrakte të qelizave bimore amë të nxjerra nga Edelweiss. Kjo lule mali është zgjedhur në mënyrë të veçantë për aftësinë e saj që të ruajë lëkurën kundër shenjave të plakjes. Qelizat bimore amë përmbajnë agjentë të fuqishëm mbrojtës që ndihmojnë në neutralizimin e agresorëve që mund të shkaktojnë plakjen e lëkurës – ne mund të shfrytëzojmë këtë në produktet tona në kujdes të lëkurës!
A është i qëndrueshëm përdorimi i qelizave bimore amë?
Për momentin ne po eksplorojmë mënyra të reja për të zbuluar përmes shkencës dhe për të sjellë miresi të natyrës për produktet tona në një mënyrë eko-etike. Përdorimi i qelizave bimore amë është jashtëzakonisht i qëndrueshëm dhe na ofron një varietet të shkëlqyeshëm!
Qelizat bimore amë mund të regjenerohen për të prodhuar një burim pothuajse të pafundëm të aktiveve – mbajnë vetën “gjallë” derisa vepron edhe si një burim i vazhdueshëm i qelizave “amë” që mund të rriten në rrënjë dhe gjethe të reja.
Kjo i bën një burim të qëndrueshëm të përbërësve natyralë aktivë – në laborator, ne mund të kultivojmë një furnizim pa limit të qelizave bimore amë të pothuajse çfarëdo bime që zgjedhim! Përdorimi i qelizave bimore amë gjithashtu kërkon rreth 90% më pak ujë se sa kultivimi tradicional i bimëve, si dhe më pak energji, nuk kërkon pesticide dhe të gjitha pa monopolizim të tokës së çmuar agrikulturore.
Mund të jeni konfident që po ju vendosim ju dhe planetin të parët. Nga investigimi i përbërësve deri tek zhvillimi i formulave performuese, ne kemi shkencën në dorë, natyrën në zemër dhe juve në mendje!