Hidratohuni!
Dehidrimi është një shkaktar i zakonshëm për buzë të thata, posaqërisht gjatë verës kur djersitemi shumë, kështu që sigurohuni të keni një shishe ujë me vete çdo here! Ne adhurojmë copëzat freskuese të frutave dhe bimëve herbale nnë ujë për ti dhënë një shije më të mirë (dhe natyrisht, të kemi një desert frutor në dorë nëse kemi pak neps!)
Pastrimi Pranveror
Kur ka qenë hera e fundit që keni pastruar buzët tuaja? Nëse ka qenë verën e kaluar, është koha të bëni pak pastrim pranveror! Buzët tuaja kanë lëkurë më të hollë se sa pjesa tjetër e trupit, dhe nëse lëkura e vdekur grumbullohet, mund të thajë buzët tuaja, sepse është më e vështirë që të ruajnë hidratimin. Një skrab i mirë me shqer do të ju ndihmojë të largoni lëkurën e vdekur dhe të zbutni buzët tuaja në kohë për verë!
Jepni pak Dashuri
Për një arsye apo tjetër, buzët tona gjithmonë duket se thahen. Nuk ka rëndësi nëse është nxehtë, ftohtë apo nëse pimë shumë ujë si të kishim humbur në Saharë, atop rap thahen nëse nuk i japim pak dashuri. Oh, drama! Për të mbajtur buzët me dukje të bukur, merrni një balsam ushqyes për buzë apo tre të tilla në çantën tuaj të dorës për të siguruar buzë të buta dhe të bukura në çdo kohë
Fitoni Fryrjen e Përsosur
Çoftë nëse jeni duke udhëtuar në destinacione për të iu pasur zili apo po relaksoheni në shtëpi, vera është koha e përsosur për një foto të re profile. Vendosni një buzëqeshje në fytyrë dhe siguroni një fryrje buzësh që ia vlenë për një foto profile me një balsam që frynë buzët apo shkëlqyes për ti bërë të duken më të plota dhe më të buta. Çfarë do të dëshironte më shumë një vajzë? Vendosni pak në buzë kurdo që ju nevojitet një përmirësim i vogël.
Shtoni një Prekje Ngjyre
Vera ju thëret për më shumë ngjyrë! Buzëkuqi në mënyrë natyrale thekson formën e buzëve tuaja dhe mund të ndihmojë të jape iluzionin e buzëve të plota. Çoftë nëse përdorni një ngjyrë të lehtë roze apo të kuqe gjithmonë i bënë të duken të parrezistueshme!