1. HAPI 1 – PASTRUES DHE TONIK
Secili hap në rutinë përgatitë lëkurën optimalisht për hapin tjetër, që është arsyeja përse kjo është çelësi për të filluar rutinën tuaj në mënyrë të duhur – dhe mënyra për ta bërë këtë është me një pastrues dhe tonik të mirë.
Përse të pastroni?
Pastrimi I lëkurës tuaj është esenciale për rutinën tuaj për të larguar papastërtitë, vajin dhe copëza të tjera të padëshiruara si dhe ndihmon që lëkura të mirëmbajë nivele të duhura të hidratimit.
Përse të tonifikoni?
Tonifikimi është një pjesë natyrale e hapit të pastrimit dhe çelësi për të përgatitur lëkurën tuaj për hapin tjetër. Zvogëlon nivelet e pH në lëkurën tuaj, qetëson dhe sigurohet që të absorbojë kremat dhe serumet që do të vazhdojnë.
Mos mashtroni lëkurën pa një fillim të mirë; është hapi I pare drejtë një lëkure të shkëlqyeshme!
HAPI 2 – SYTË
Kushtoni më shumë vëmendje lëkurës rreth syve nëse nuk doni që të plaket para kohe, ky është vendi ku shenjat e para të plakjes kanë tendencë të shfaqen.
Lëkura rreth syve tuaja është shumë delikate, që e bën më të ekspozuar ndaj irritimeve, kështu që është e rëndësishme që të përdorni kremën e syve në vend të kremës së zakonshme të ditës apo të natës.
HAPI 3 – SERUMI
Këtu është hapi ku ju dhe serumi juaj bëni përgatitjen e lëkurës tuaj!
Produktet do të depërtojnë në lëkurë me efikasitet dhe do të ofrojnë teknologji të fuqishme edhe më thellë në lëkurë për të përmirësuar me efikasitet efektin e kremës tuaj të ditës dhe të natës.
HAPI 4 – HIDRATIMI
Në hapin e fundit ju shtoni hidratim në formë të kremës së ditës apo të natës.
Krema e ditës ju ofron hidratim gjatë tërë ditës dhe gjithashtu shërben sikur mbrojtësi juaj ndaj agresorëve ambientalë, dëmeve nga dielli dhe ajri I ndotur. Kjo është arsyeja përse kremat e ditës në përgjithësi formulohen me aktive mbrojtëse.
Përse krema e natës?
Kremat e natës I ofrojnë lëkurës tuaj ushqyerje shtesë. Ashtu sikur pushoni dhe rikuperoheni gjatë natës për tu përgatitur për ditën tjetër, ashtu bën edhe lëkura juaj, kështu që është e rëndësishme të ndihmoni në optimizimin e procesit ripërtrirës natyral duke përdorur një kremë të natës.
Investoni në një rutinë për kujdes të lëkurës sot dhe ktheni ato ditë të këqia për lëkurën në ditë të mira dhe shkëlqimi do të duket!