Zgjoni Trupin Tuaj: Rutina e Mëngjesit

Të zgjoheni të freskët dhe energjik në mëngjes nuk është aq e lehtë. Shumicën e kohës, trupi ynë kërkon më shumë pushim për të shmangur lodhjen konstante të shkaktuar nga puna e tepërt. Nëse dëshironi të jeni ajo vajza që zgjohet e freskët dhe me një dhkëlqim sikur rreze dielli në mëngjes sikur në filma, atëherë mos u brengosni, nuk është e pamundur. Këtu keni pesë mënyra të lehta por të sigurta për të zgjuar trupin tuaj për të filluar ditën në një mënyrë energjike.

1. Flini në kohën e njejtë çdo ditë                                                                             Trupi jauj ka një alarm natyral që ju lejon të zgjoheni dhe të flini në të njejtën kohë. Për të aktivizuar këtë sistem në trupin tuaj, flini në kohën e njejtë çdo natë dhe zgjohuni në mëngjes në po të njejtën kohë. Trupi ynë rigjeneron vetveten kur jemi duke fjetur, dhe me një rutinë të duhur të fjetjes, ne i lejojmë trupit tone të ndihet më I freskët dhe aktiv gjatë ditës. Ky është një ndryshim afatgjatë I stilit të jetës që mund të ndikojë shumë në rutinën tuaj të mëngjesit dhe të ju ndihmojë të ndiheni energjikë çdo ditë pa u munduar shumë.

2. Lëvizni Trupin Tuaj
Ushtrimet janë një hap i rëndësishëm për të jetuar një jetë të shëndetshme. Kur lëvizni trupin tuaj, shpejtohen të rrahurat e zemrës që ju lejon të shmangni lodhjen dhe dëshirën për të fjetur përsëri. Është një mënyrë e sigurtë për të zgjuar muskujt tuaj dhe për të ngrohur trupi tuaj për pjesën tjetër të ditës. Kështu që, në vend se të shtypni butonin Snooze 10 herë, zgjohuni herët dhe ushtroni për të pasur një fillim energjik dhe aktiv të ditës. Nuk duhet patjetër të keni një sesion të rëndë ushtrimesh apo të paguani palestër të shtrenjtë, thjeshtë bëni ushtrime të lehta në shtëpi për të zgjuar trupin tuaj.



3. Mos e Shmangni Mëngjesin                                                                                       Mëngjesi është vakti i parë i ditës tuaj, është pjesa më e rëndësishme e jetës tuaj posaqërisht kur bëhet fjalë për fitness dhe energji. Shmangia e mëngjesit është gabimi më i madh shëndetsor që dikush mund të bëjë. Kur kaloni vaktin e pare të ditës, trupi juaj bëhet më i dobët dhe kërkon më shumë forcë muskulare për të kryer edhe detyrat më të thjeshta, siq janë rregullimi i shtratit, etj. Nëse dëshironi të ndiheni aktive dhe e freskët gjatë ditës, atëherë sigurohuni që mos të shmangni asnjëherë mëngjesin dhe përfshini ushqimet natyrale dhe organike në vaktin më të rëndësishëm të ditës tuaj.

4. Bëni një Dush Freskues dhe Shtoni pak Aromë
Një mënyrë tjetër për tu siguruar që trupi juaj të jetë tërësisht I freskët dhe aktiv është të bëni një dush të hershëm mëngjesi. Uji ju zgjon tërësisht dhe ju ndihmon të filloni ditën në mënyrë të përsosur. Provoni një xhel freskues siq është Wakeup Feel Good xhel për dush që ka Yuzu ekstrakt japonez që freskon trupin tuaj menjëherë. Aroma e citrusit gjallëron tërë trupin tuaj dhe ngritë nivelet e energjisë. Për të ngritur efektet, spërkatni Wakeup Feel Good Ujë Tualeti për një aromë të freskët dhe të gjallë gjatë tërë ditës. Yuzu japoenze, gjethet e mentes, dhe misku ju bëjnë të ndiheni e zgjuar dhe e freskët pa qenë e mbingarkuar.



5. Dëgjoni Muzikë Pozitive Energjetike
Muzika ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tuaj. Në bazë të hulumtimeve, ai lloj i muzikës të cilën e dëgjojmë mund të ndikojë shumë në disponimin dhe produktivitetin tone. Për të ngritur nivelet e energjisë tuaj në mëngjes, dëgjoni këngë ritmike, qoftë duke e përgatitur mëngjesin apo gjatë ushtrimeve. Përpiloni një playlistë që mund ta luani në shuffle çdo mëngjes për të përmirësuar disponimin tuaj, nivelet e energjisë dhe efikasitetin në një mënyrë drastike. Kjo këshillë është sa argëtuese aq edhe ndihmuese në zgjimin e mendjes dhe trupit tuaj në mëngjes, pa u munduar shumë. Gjithashtu ju mund të vallëzoni me këto këngë dhe ta numëroni si ushtrim të mëngjesit me shumë kënaqësi.

Me një ndryshim të thjeshtë të stilit të jetës, ju do të jeni në gjendje të bëni më të mirën në mëngjesin tuaj dhe të ndiheni e freskët çdo ditë. Adaptoni këto këshilla të thjeshta dhe të lehta dhe bëni mëngjeset tuaja shumë më të mira.

Fjalët nga: Fotografitë nga: Shutterstock