Paradise Ujë i Parfumuar Paradise Ujë i Parfumuar është një aromë femërore dhe e plotë që ka një aromë joshëse, bimore, drurore misku. Me nota të piperit roze, petale jasemini, dhe misk, Paradise është një përzierje e sofistikuar që është një dalje nga aromat e zakonshme tradicionale, që e bëjnë të jetë aroma ideale për ju këtë verë që të jeni më tërheqësja në festat në plazh apo pishinë. Me energjinë bohemiane dhe hipike, përzierja ju lejon të zhyteni në botën dhe idetë jotradicionale këtë stinë.
Eclat Femme Weekend Ujë Tualeti
Eclat Femme Weekend është një aromë e gjelbër bimore dhe frutore nga Oriflame që do të ju lejojë të tregoni personalitetin vibrant këtë verë vetëm në mënyrën që ju pëlqen. Kjo aromë argëtuese ka notat e larta me pjeshkë dhe bergamot, notat e mesme me trëndafil dhe bimë dhe notat bazë me misk dhe dru, duke e bërë përzierjen ideale për një ditë verore në një ecje në park apo shëtitje Verore.
Miss Giordani Ujë i Parfumuar
Me një përzierje të mango sorbetit, nerolit, qershisë së kuqe, Miss Giordani Ujë i Parfumuar është një aromë e freskët bimore dhe frutore që do të ju mahnisë gjatë kësaj vere me përzierjen e saj unike dhe të veçantë. Është e krijuar për pasditet e këdshme verore dhe fustanat e bukur dhe prekja ultra femërore është qershia e përsosur mbi tortë.
Possess Ujë i Parfumuar
Possess Ujë i Parfumuar është aroma më joshëse dhe tërheqëse me një aromë të sofistikuar bimore të dizajnuar për netët e ngrohta verore. Përshkruhet se ka “joshjen provokative të Kleopatrës”. Me notat magjepsëse të Paçulit Indonezian, ananasit dhe ilang ilang, kjo aromë është me të vërtetë mbretërore, klasike dhe joshëse që do të ju bëjë të shijoni anën tuaj të forte në netët e ngrohta verore. Kjo aromë pa dyshim do të tërheqë të gjithë drejt jush me joshjen e saj magnetike dhe të përhershme.
Wake Up Feel Good Ujë Tualeti
Me notat e yuzu, gjethet e mentes, dhe misk, Wake Up Feel Good Uji i Tualetit është një aromë elektrizuese citrusi që është e dizajnuar të ju zgjojë në ato mëngjeset verore dhe të sigurohet se dilni nga shtëpia duke me një ndienjë dhe aromë të freskët dhe frutore. Apo për një kthim më sensual zgjedhni Loved Up Feel Good Ujin e Tualetit që është një përzierje për pjesën tjetër të ditës me nota të kumbullës së kuqe dhe piperit për të krijuar një përzierje të ëmbël dhe aromatike që do të ju bëjë të ndiheni romantike gjatë ditëve të ngrohta verore.
Women’s Collection Delicate Cherry Blossom Ujë Tualeti
Women’s Collection Delicate Cherry Blossom Ujë tualeti është një aromë e jashtëzakonshme dhe relaksuese që ka nota të bajames së ëmbël, drurit të kedrit, dhe lules së qershisë. Është përzierja e përsosur e të gjitha gjërave natyrale dhe të ëmbla me një prekje të miskut. Është ideale për ju që ta vendosni në shëtitjet tuaja të mrekullueshme të verës në plazh apo kur dilni për mëngjes.
Memories Daydreaming In A Hammock Ujë Tualeti
Memories Daydreaming In A Hammock Ujë Tualeti është jë përzierje e jashtëzakonshme që padyshim do të ju kujtoj një plazh plot diell që largon të gjitha brengat tuaja pas një dite të gjatë me nëtat sensuale të frangipani, ujit të kokosit dhe valet e oqeanit bashkë me shkumën e detit.
Pra, cilën do zgjedhni?