Përzgjedhjet e editorit: Aromat më të mira për Meshkuj

Aromat kanë një fuqi të jashtëzakonshme të reflektojnë me të vërtetë se kush jeni ju, port të ecni në xhungël të aromave mund të jetë pak e vështirë. Ju ndihmojmë ne; vazhdoni lexoni për të eksploruar aromat e preferuara të editorit për meshkuj dhe gjeni më të përsosurën për ju!

PËRZGJEDHJA E AROMËS SË DUHUR
Aromat shijohen në tri pjesë: Pjesa e sipërme është përshtypja e pare; zemra shfaqet pas pak minutash dhe baza është ajo që qëndron. Sensi ynë i nuhatjes është një nga mjetet më të fuqishme kur bëhet fjalë se si e perceptojmë njëri tjetrin, dhe se si është në gjendje të ndikojë në aspektin emocional një aromë është një pjesë e rëndësishme e të pasurit një parfum specifik. 

PËRZGJEDHJA E EDITORIT PËR:

1. MASHKULLIN ELEGANT
Përfaqëson individualitet, liri dhe elegance, Mister Giordani është për mashkullin që është shpirt i lire dhe e jeton momentin. Me një kombinim të papritur të grejpfrutit dhe xhenxhefilit, Mister Giordani ka një detaj të fortë dhe sensual që theksohet nga geraniumi i gjelbër dhe piperi. Kualiteti shtesë I vetiverit nxjerrë spontanitetin e sharmit rinor dhe elegancën që I tëheqë të tjerët drejt tij. A është tipari i tij dallues veçantia, magnetizmi dhe buzëqeshja e parrezistueshme? Atëherë, kjo është aroma e duhur për të. 

 

2. THE ADVENTUROUS MAN
Venture Beyond për mashkullin që guxon të shkojë përtej limiteve. Paraqet kontroll, energji dhe freski. Nëse shprehet lirshëm, dhe adhuron të sfidojë veten si mendërisht ashtu edhe fizikisht, kjo është aroma për të! Notat e sipërme frutore të mandarinës do të mbushin shpirtin e tij të guximshëm derisa akordet e buta të Lisit të Hekurit do të ushqejnë burrërinë e tij.Venture do të ju jape atë shtysën e përsosur të konfidencës – dhe do të lejë një gjurmë të ngazëllimit për ata rreth tyre! 

3. MASHKULLIN ME VETËBESIM

Kjo aromë nuk është për ata me zemër të dobët; inspiruar nga Thori, Posses the Secret nxjerrë fuqi sikur të zotërave. Sikurse Thor, ky Ujë i Parfumuar është definitivisht për llojin që godet. Notat e sipërme të bergamotit dhe akordet e akullit shprehin burrëri, derisa notat e zemrës shfaqin një prekje joshëse me nota tërheqëse të sherebeles. Notat bazë të drunjëve, drurit të lisit dhe drurit pample me të vërtetë janë qershia mbi torte dhe krijojnë një aromë të paharrueshme. Nëse ai ka dëshirë të bëjë veprime epike dhe përshtypje të patrembura, kjo aromë me të vërtetë do të lejojë që personaliteti I tij të shkëlqejë.

Fjalët nga: Fotografitë nga: Fotografitë: Charlotte