Home
Pastrues
Love Nature
Love Nature Kremë Freskuese Pastruese me Aloe Vera dhe Ujë Kokosi Organik

Përshkrim

PËRSE TË JENI NORMAL KUR MUND TË JENI FANTASTIK?

Lum si ju që keni qenë të bekuar me lëkurë Normale! Por mos harroni, prap ka nevojë për pak dashuri. Pastrimi ditor është domosdoshmëri - dhe ky pastrues kremoz është bileta!


Me ekstraktet organike të Aloe Verës dhe super përbërësit Ujit të Kokosit dhe aromën e gjelbër bimore, Love Nature Aloe Vera dhe Ujë Kokosi Krema Pastruese e sjellë mirësinë e natyrës në banjon tuaj. Është arsyeja më e mirë për të ngazëllyer ndienjat tuaja derisa ju ndihmon në largimin e papastërtive dhe grimit.


Dëshironi të dini edhe diçka? Formula e testuar dermatologjikisht është biodegraduese e certifikuar, pa silikon dhe pa paraben. Çfarë mënyre e përsosur për të pastruar lëkurën tuaj duke e lënë të freskët dhe të revitalizuar derisa kontribuoni pak për planetin!

Masazhoni në fytyrë dhe qafë në mëngjes dhe mbrëmje, duke përdorur lëvizje rrethore. Për ta larguar, kaloni një copëz pambuku në lëkurë dhe shpërlani me ujë. Shmangni zonën rreth syve.

PËRBËRËS NATYRAL ORGANIK

Aloe Vera adhuron hidratimin po aq shumë sa edhe lëkura juaj. Në fakt, gjethet e saj të gjelbra përbëhen nga 99.5% ujë, gjë që sqaron përse ajo mund t'i mbijetojë edhe klimave të nxehta dhe të ashpra. Është përdorur për qëllime mjekësore për mijëra vite dhe përveç hidratimit, gjithashtu njihet edhe për veti anti-oksidante dhe qetësuese.


Edhe një fakt tjetër? Ekstrakti Organik i Aloe Veras në Love Nature është tharë me ngrirje dhe është kthyer në pluhur! Ky proces ndihmon në ruajtjen më të mirë të vetive hidratuese të bimës dhe gjithashtu e ndihmon edhe planetin të zvogëlojë volumin e përbërësve në transport.


Uji i Kokosit e bën një drithërimë kudo që shkon duke vepruar si humektant për të ndihmuar lëkurën tuaj të tërheqë dhe të ruajë ujin. Për më mirë, ky super-përbërës i lëkurës inkurajon rehidratimin, duke ndihmuar lëkurën tuaj të ndihet më e freskët se sa një pushim pranë detit!


ALOE VERA MË E MIRË NË BOTË!

Qëllimi ynë është të ju sjellim kualitetin më të mirë që mund të ofrojë natyra. Kjo është arsyeja përse Aloe Vera nxirret nga zemra e një prej qendrave më të njohura të prodhimit të Aloe Verës organike në botë - në Tamaulipasin jugor në rajonin e Meksikës. Përmes praktikave ruajtëse dhe kushtet e përsosura të krijuara nga rëra e shkretëtirës, bimët rriten dhe ruajnë burimin ideal për ekstraktin e Aloe Verës tek Love Nature.

Të gjithë Përbërësit
AQUA, CANOLA OIL, GLYCERIN, GLYCERYL STEARATE CITRATE, CETYL ALCOHOL, BENZYL ALCOHOL, CARBOMER, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, TOCOPHERYL ACETATE, PARFUM, COCOS NUCIFERA WATER, SODIUM HYDROXIDE, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE, PHENOXYETHANOL, CITRIC ACID, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE, CI 61570
Me dashuri, nga natyra tek ju! Aloe Vera & Ujë kokosi për të rifreskuar dhe hidratuar lëkurën normale

Oriflame India Private Limited

B-44, Phase II, Post Office - NSEZ

Gautam Budh Nagar

Uttar Pradesh, 201305 INDIA

INDIA

Dorëzim shumë i shpejtë dhe i besueshëm.

Në vend të pagesës së transportit, në momentin që bëni porosinë sistemi ju jep automatikisht 2 produkte në vlerë prej 3.79 euro ose 5.59 Euro. Zgjidhni njërën nga produktet e ofruara në momentin e porosisë dhe merrni transportin falas.