Përshkrim
NGRITNI NIVELIN E LOJËS TUAJ PASTRUESE ME NJË TONIK!
Hey, askush nuk është i përsosur, kështu që nëse ju ngel ndonjë hapsirë e vogël pa e pastruar, s'ka gjë. Toniku me strukturë të lehtë do të ju ndihmojë të kujdeseni për pjesën tjetër!
Me ekstrakte organike të Aloe Veras dhe super përbërësit Vajit të Kokosit, Love Nature Toniku me Aloe Vera dhe Ujë Kokosi mirren me ato gjurmët e fundit të grimit dhe papastërtive. Është e testuar dermatologjikisht, formula pa alkool dhe pa paraben është e dizajnuar të tonifikojë, freskojë dhe përgatisë bazën në lëkurën tuaj - duke e bërë zgjidhjen ideale për të ju ndihmuar të arrini një lëkurë të pastër dhe të ushqyer në mënyrë të përsosur.
Aplikoni me një copëz pambuku në mëngjes dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar fytyrën dhe përhapeni edhe drejtë qafës. Shmangni zonën rreth syve.
PËRBËRËS NATYRAL ORGANIK
Aloe Vera adhuron hidratimin po aq shumë sa edhe lëkura juaj. Në fakt, gjethet e saj të gjelbra përbëhen nga 99.5% ujë, gjë që sqaron përse ajo mund t'i mbijetojë edhe klimave të nxehta dhe të ashpra. Është përdorur për qëllime mjekësore për mijëra vite dhe përveç hidratimit, gjithashtu njihet edhe për veti anti-oksidante dhe qetësuese.
Edhe një fakt tjetër? Ekstrakti Organik i Aloe Veras në Love Nature është tharë me ngrirje dhe është kthyer në pluhur! Ky proces ndihmon në ruajtjen më të mirë të vetive hidratuese të bimës dhe gjithashtu e ndihmon edhe planetin të zvogëlojë volumin e përbërësve në transport.
Uji i Kokosit e bën një drithërimë kudo që shkon duke vepruar si humektant për të ndihmuar lëkurën tuaj të tërheqë dhe të ruajë ujin. Për më mirë, ky super-përbërës i lëkurës inkurajon rehidratimin, duke ndihmuar lëkurën tuaj të ndihet më e freskët se sa një pushim pranë detit!
ALOE VERA MË E MIRË NË BOTË!
Qëllimi ynë është të ju sjellim kualitetin më të mirë që mund të ofrojë natyra. Kjo është arsyeja përse Aloe Vera nxirret nga zemra e një prej qendrave më të njohura të prodhimit të Aloe Verës organike në botë - në Tamaulipasin jugor në rajonin e Meksikës. Përmes praktikave ruajtëse dhe kushtet e përsosura të krijuara nga rëra e shkretëtirës, bimët rriten dhe ruajnë burimin ideal për ekstraktin e Aloe Verës tek Love Nature.
Oriflame India Private Limited
B-44, Phase II, Post Office - NSEZ
Gautam Budh Nagar
Uttar Pradesh, 201305 INDIA
INDIA
Dorëzim shumë i shpejtë dhe i besueshëm.
Në vend të pagesës së transportit, në momentin që bëni porosinë sistemi ju jep automatikisht 2 produkte në vlerë prej 3.79 euro ose 5.59 Euro. Zgjidhni njërën nga produktet e ofruara në momentin e porosisë dhe merrni transportin falas.