Home
Maska të tjera
Love Nature
Love Nature Maskë dhe Skrab Freskues 2-në-1 me Aloe Vera dhe Ujë Kokosi Organik

Përshkrim

PASTËRTI E ËNDRRAVE!

Pastrimi dhe tonifikimi ditor janë gjithmonë një ide e mirë. Por relaksi i vetes tuaj mem një skrab për pastrim të thellë apo një maskë çdo disa ditë do të jetë sikur një ëndër për lëkurën tuaj - cdo herë e më shumë!


Me ekstraktet organike të Aloe Veras dhe super përbërësit Ujit të Kokosit, Love Nature Maska Hidratuese 2-në-1 Maskë dhe Skrab me Aloe Vera dhe Ujë Kokosi ia tregon derën lëkurës së lodhur dhe ju ndihmon të arrini dukjen e hidratuar, të revitalizuar duke vepruar në pastrimin e papastërtive, rafinimin e poreve dhe largimin e qelizave të vdekura të lëkurës.


Për më shumë, është pa alkool, pa paraben dhe e testuar dermatologjikisht. Për të mos përmendur se është e përshtatshme për planetin - formula ka vetëm copëza pastruese me origjinë natyrale dhe është biodegraduese dhe pa silikon!

Skrab:

Aplikoni një sasi në lëkurë të lagur. Me lëvizje të lehta përhapeni dhe pastaj shprlani. Shmangni zonën rreth syve. Përdorni dy herë në javë.


Maska:

Duke përdorur gishtërinjët, aplikoni një shtresë të njëtrajtshme në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve. Lëreni për 10–15minuta dhe pastaj shpërlani tërësisht. Përdoreni dy herë në javë.

PËRBËRËS NATYRAL ORGANIK

Aloe Vera adhuron hidratimin po aq shumë sa edhe lëkura juaj. Në fakt, gjethet e saj të gjelbra përbëhen nga 99.5% ujë, gjë që sqaron përse ajo mund t'i mbijetojë edhe klimave të nxehta dhe të ashpra. Është përdorur për qëllime mjekësore për mijëra vite dhe përveç hidratimit, gjithashtu njihet edhe për veti anti-oksidante dhe qetësuese.


Edhe një fakt tjetër? Ekstrakti Organik i Aloe Veras në Love Nature është tharë me ngrirje dhe është kthyer në pluhur! Ky proces ndihmon në ruajtjen më të mirë të vetive hidratuese të bimës dhe gjithashtu e ndihmon edhe planetin të zvogëlojë volumin e përbërësve në transport.


Uji i Kokosit e bën një drithërimë kudo që shkon duke vepruar si humektant për të ndihmuar lëkurën tuaj të tërheqë dhe të ruajë ujin. Për më mirë, ky super-përbërës i lëkurës inkurajon rehidratimin, duke ndihmuar lëkurën tuaj të ndihet më e freskët se sa një pushim pranë detit!


ALOE VERA MË E MIRË NË BOTË!

Qëllimi ynë është të ju sjellim kualitetin më të mirë që mund të ofrojë natyra. Kjo është arsyeja përse Aloe Vera nxirret nga zemra e një prej qendrave më të njohura të prodhimit të Aloe Verës organike në botë - në Tamaulipasin jugor në rajonin e Meksikës. Përmes praktikave ruajtëse dhe kushtet e përsosura të krijuara nga rëra e shkretëtirës, bimët rriten dhe ruajnë burimin ideal për ekstraktin e Aloe Verës tek Love Nature.

Të gjithë Përbërësit
AQUA, GLYCERIN, POLYSORBATE 20, XANTHAN GUM, PHENOXYETHANOL, CARBOMER, IMIDAZOLIDINYL UREA, HYDRATED SILICA, PARFUM, DISODIUM EDTA, COCOS NUCIFERA WATER, SODIUM HYDROXIDE, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE, CITRIC ACID, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE, CI 74160, CI 61570
Me dashuri, nga natyra tek ju! Aloe Vera & Ujë kokosi për të rifreskuar dhe hidratuar lëkurën normale

Oriflame India Private Limited

B-44, Phase II, Post Office - NSEZ

Gautam Budh Nagar

Uttar Pradesh, 201305 INDIA

INDIA

Dorëzim shumë i shpejtë dhe i besueshëm.

Në vend të pagesës së transportit, në momentin që bëni porosinë sistemi ju jep automatikisht 2 produkte në vlerë prej 3.79 euro ose 5.59 Euro. Zgjidhni njërën nga produktet e ofruara në momentin e porosisë dhe merrni transportin falas.