Home
Kremë për sy
Love Nature
Love Nature Xhel Freskues për Sy me Aloe Vera dhe Ujë Kokosi Organik

Përshkrim

KUJDES PËR ZONËN RRETH SYVE PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS!

Sytë e të gjithëve mund të jenë unik, por vetëm një gjë kanë të përbashkët që është lëkura rreth syve është zona më delikate e fytyrës - kështu që jepini atë dashuri dhe vëmendje speciale të cilën e meriton!


Fomuluar pa alkool dhe paraben - por me të gjithë mirësinë e ekstrakteve organike të Aloe Verës dhe super përbërësit Ujin e Kokosit - Love Nature Aloe Vera dhe Ujë Kokosi Xheli për Sy ofron një efekt jashtëzakonisht freskues duke ndihmuar në të njejtën kohë të zbutë zonën rreth syve. Dhe kjo nuk është e tëra sepse madje do të ju ndihmojë të largoni ato shenjat bezdisëse të lodhjes dhe dukshmërinë e rrathëve të zinjë.


Për më shumë, është e krijuar në mënyrë të veçantë për çdo lloj të lëkurës dhe është partneri i përsosur për të gjitha Love Nature gamat - çoftë nëse jeni duke e përdorur Aloe Vera dhe Ujë Kokosi për lëkurë Normale, Dru Çaji dhe Lajm për lëkurë të yndyrshme po Tërshërë dhe Manaferrë Goji për Lëkurë të Thatë.

Aplikoni në lëkurë të pastër rreth syve në mëngjes dhe në mbrëmje përpara se të aplikoni kremën për fytyrë. Shmangni kontaktin direkt me sy.

PËRBËRËS NATYRAL ORGANIK

Aloe Vera adhuron hidratimin po aq shumë sa edhe lëkura juaj. Në fakt, gjethet e saj të gjelbra përbëhen nga 99.5% ujë, gjë që sqaron përse ajo mund t'i mbijetojë edhe klimave të nxehta dhe të ashpra. Është përdorur për qëllime mjekësore për mijëra vite dhe përveç hidratimit, gjithashtu njihet edhe për veti anti-oksidante dhe qetësuese.


Edhe një fakt tjetër? Ekstrakti Organik i Aloe Veras në Love Nature është tharë me ngrirje dhe është kthyer në pluhur! Ky proces ndihmon në ruajtjen më të mirë të vetive hidratuese të bimës dhe gjithashtu e ndihmon edhe planetin të zvogëlojë volumin e përbërësve në transport.


Uji i Kokosit e bën një drithërimë kudo që shkon duke vepruar si humektant për të ndihmuar lëkurën tuaj të tërheqë dhe të ruajë ujin. Për më mirë, ky super-përbërës i lëkurës inkurajon rehidratimin, duke ndihmuar lëkurën tuaj të ndihet më e freskët se sa një pushim pranë detit!


ALOE VERA MË E MIRË NË BOTË!

Qëllimi ynë është të ju sjellim kualitetin më të mirë që mund të ofrojë natyra. Kjo është arsyeja përse Aloe Vera nxirret nga zemra e një prej qendrave më të njohura të prodhimit të Aloe Verës organike në botë - në Tamaulipasin jugor në rajonin e Meksikës. Përmes praktikave ruajtëse dhe kushtet e përsosura të krijuara nga rëra e shkretëtirës, bimët rriten dhe ruajnë burimin ideal për ekstraktin e Aloe Verës tek Love Nature.

Të gjithë Përbërësit
AQUA, GLYCERIN, BETAINE, OLETH-20, XANTHAN GUM, CARBOMER, IMIDAZOLIDINYL UREA, 1,2-HEXANEDIOL, CAPRYLYL GLYCOL, SODIUM HYDROXIDE, CAFFEINE, DISODIUM EDTA, COCOS NUCIFERA WATER, ALOE BARBADENSIS LEAF JUICE, CITRIC ACID, SODIUM BENZOATE, POTASSIUM SORBATE
Natural Oat extract is renowned for helping dry skin to feel calm, soft and soothed. For all ages.

Dorëzim shumë i shpejtë dhe i besueshëm.

Në vend të pagesës së transportit, në momentin që bëni porosinë sistemi ju jep automatikisht 2 produkte në vlerë prej 3.79 euro ose 5.59 Euro. Zgjidhni njërën nga produktet e ofruara në momentin e porosisë dhe merrni transportin falas.