Home
Kujdesi i lëkurës
Novage+
NovAge Ecollagen Wrinkle Power Set

Përshkrim

NovAge Wrinkle Power shfaq një lëkurë të bukur të lëmueshme, të ndritshme dhe me dukje të shëndetshme.


Është e dizajnuar të ndihmojë në ngritjen e kolagjenit për të korrektuar rrudhat me kalimin e kohës, të ngritë hidratimin të plotësojë rrudhat dhe ti zbusë menjëherë, dhe të mbrojë kundër agresorëve të lëkurës duke ngadalësuar plakjen e saj.

ZVOGËLON RRUDHAT DERI NË 49% - VËRTETUAR KLINIKISHT

Mundësuar nga Teknologjia e Patentuar Tri-Peptide, Acidi Hialuronik me Peshë të Ulët Molekulare dhe Edelweiss Ekstraktin e Qelizës Bimore Amë.


Rutina e plotë e kujdesit të lëkurës me 5 produkte me madhësi të plotë:


NovAge Supreme Xhel Pastrues

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Kremë për Sy

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Serum

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Kremë e Ditës FM 30

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Kremë e Natës


Testuar klinikisht dhe në klient për efikasitet

Testuar dermatologjikisht.


Matje e menjëhershme për volum të rrudhave e vërtetuar klinikisht, duke përdorur NovAge Ecollagen Wrinkle Power Setin.

NovAge rutina për kujdes të lëkurës me në 4-hapa është mundësia juaj ditore për lëkurë më të re, me dukje më të shëndetshme në çfarëdo moshe. Është e dizajnuar në mënyrë shkencore me rezultate të vërtetuara shkencërisht. Gjithë çfarë ju duhet të bëni është të ndiqni rutinën dy herë në ditë, çdo ditë - dhe të shijoni diferencën që bën.

SË PAKU 7X LËKURË MË E MIRË KUR NDIQNI NOVAGE RUTINËN - E VËRTETUAR KLINIKISHT

HAPI 1: PASTRIMI - PËRGATITJA PËR ABSORBIM

Pastrimi i lëkurës tuaj në mëngjes dhe në mbrëmje largon papastërtitë për një shëndet të mirë të lëkurës dhe krijon kushtet e përsosura për të absorbuar pjesën tjetër të produkteve të rutinës.

  • Lagni fytyrën me ujë të ngrohtë
  • Masazhoni butësisht por tërësisht në lëkurë të lagur me gishtërinjë duke shmangur zonën rreth syve.
  • Thani lëkurën me një peshqir të butë.
HAPI 2: SYTË - FOKUSOHUNI TEK SYTË

Kremat për sy kanë strukturë më të lehtë, janë pa aromë, dhe janë të formuluara në mënyrë të veçantë për të targetuar nevojat speciale të zonës rreth syve siq janë linjat, fryrjet dhe rrathët e zinjë.

  • Vendosni një sasi të vogël të kremës në secilin sy
  • Vendosni kremën rreth ashtit të syrit me maja të gishtërinjëve. Shmangni kontaktin direkt me sy.
  • Përhapeni lehtësisht në lëkurë derisa të absorbohet
HAPI 3: RRITJA E EFEKTIT - AKTIVIZONI FUQINË

Serumet janë një përforcues i efikasitetit të rutinës tuaj. Struktura e lëngshme e serumit është e dizajnuar për të ofruar aktivitetet hidratuese dhe ruajtëse të rinisë shpejtë dhe me efikasitet, përpara se të aplikoni kremën tuaj të ditës apo të natës.

Vendosni pak serum në dor. Dhe me maja të gështërinjëve vendosni lehtësisht dhe në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë, duke shmangur zonën rreth syve. Përhapeni në fytyrë butësisht derisa të absorbohet tërësisht.

HAPI 4: HIDRATIMI - RIGJENERON & MBRONË

Kremat e ditës dhe të natës ofrojnë shtresën përfundimtare të përbërësve aktivë së bashku me hidratim. Krema e ditës është e dizajnuar për të ndihmuar hidratimin dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj, derisa krema e natës është e dizajnuar për të rigjeneruar gjatë kohës që flini.

  • Aplikoni 5 pika të vogla të kremës - në ball, në mollëza, në hundë dhe në mjekër.
  • Përdorni majat e gishtërinjëve për të përhapur lehtësisht dhe masazhuar kremën njëtrajtshmërisht në fytyrë duke shmangur zonën rreth syve derisa të absorbohet tërësisht.

Rezultate të vërtetuara klinikisht duke përdorur gamën e plotë të kujdesit për lëkurë në krahasim me lëkurën e patrajtuar apo rutinën e thjeshtë për NovAge True Perfection, Time Restore, Ecollagen, Ecollagen Wrinkle Power dhe Ultimate Lift.

Mundësuar nga Teknologjia e Patentuar Tri-Peptide, Acidi Hialuronik me Peshë të Ulët Molekulare dhe Edelweiss Ekstraktin e Qelizës Bimore Amë.

TEKNOLOGJIA E PATENTUAR TRI-PEPTIDE

Kjo teknologji e patentuar kundër rrudhave kombinon peptidet nga orizi, tërshëra dhe maja. Tri-Peptide Teknologjia ngritë kolagjenin më fuqishëm se sa tre peptide individuale.

ACID HIALURONIK ME PESHË TË ULËT MOLEKULARE

Acidi Hialuronik me Peshë të Ulët Molekulare tërheqë dhe ruan deri në 1000x peshën e saj në hidratim. Mund të absorbohet më efektivisht në lëkurë ku zbutë rrudhat dhe thekson dukjen dhe ndienjen e tërësishme të lëkurës.

Edelweiss Ekstrakti i Qelizës Bimore Amë:

Ky Ekstrakt i Qelizës Bimore Amë është përzgjedhur për aftësinë e saj të ruajë kolagjenin dhe acidin hialuronik kundër degradimit. Ndihmon në përkrahjen e akcionit të Teknologjisë Tri-Peptide dhe Acidit Hialuronik me Peshë të Ulët Molekulare që ndihmon në procesin e ngadaltë të plakjes.

Përbërësit e tjerë:

NovAge Supreme Xheli Pastrues:

Përzierja pastruese: Një përzierje e balancuar e surfaktantëve të butë, të cilët efektivisht largojnë papastërtitë duke përfshirë pluhurin, papastërtitë, pjesëzat e ajrit të ndotur, grimin dhe yndyrën dhe sebumin e tepër, për tu shpërlarë me ujë.


Përzierja hidratuese: Një përzierje e përbërësve hidratues dhe zbutës të dizajnuar për të bërë lëkurën të butë, elastike dhe të rehatshme.


Teknologji qetësuese: Teknologji qetësuese për lëkurën me Bisabolol me origjinë natyrale, që është konstituent i Kamomilit dhe drurit Candeia.


Vitamina E: Vitamina E njihet për vetitë e saj të jashtëzakonshme hidratuese dhe antioksidante.

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Kremë për Sy

Kafeina: Një nga aktivët më të njohur në kremat për sy, për një arsye të mirë, njihet Kafeina për vetitë e saj stimuluese, që ndihmon në zbehjen e dukshmërisë së rrathëve të zinjë dhe fryerjeve, që manifestohen si rezultat i mikroqarkullimit të ngadaltë dhe bëhen edhe më të dukshme nga lëkura e hollë nën sy.


Kompleksi zbutës: Një kompleks humektantësh dhe hidratuesit të përziera në mënyrë të veçantë për të hidratuar, ushqyer dhe mbrojtur lëkurën delikate në zonën rreth syve.


Optical Pearl Teknologjia: Përzierja e copëzave minerale miniskule vepron si prizëm që mbërthen dhe reflekton dritën në sipërfaqen e lëkurës duke i ndihmuar që të zbehë dhe përsosë strukturën dhe tonet e lëkurës, pa e fshehur bukurinë natyrale.


Pa aromë

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Serum:

Pre-Biotic Aktiv: Pre-Biotik Aktiv është një ekstrakt nga mikroorganizmat detar që gjenden në Veri të Francës, në një ekosistem të veçantë ku uji i freskët bashkohet me ujin e detit. Ky përbërës inovativ shërben si "ushqim" për bakteriet e mira që gjenden në lëkurë. Stimulon rigjenerimin e qelizave dhe promovon shëndet të mirë të lëkurës.

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Krema e Ditës FM30:

Kompleks hidratues: Një përzierje e veçantë hidratuesisht të vërtetuar klinikisht që ofrojnë hidratim gjatë tërë ditës.


FM30 dhe UVA mbrojtje: UV mbrojtja është mbrojtja më e mirë kundër plakjes së lëkurës. Ofron FM30 mbrojtje dhe UVA mbrojtje.


Teknologji Mbrojtëse kundër Ajrit të Ndotur: Kjo teknologji moderne është e dizajnuar që të mbrojë lëkurën kundër ndikimeve negative ambientale siq është ajri i papastër. Formon një mbrojtje të padukshme që ndihmon që copëzat e dëmshme të mos bien në kontakt direkt me lëkurën.


InstaSmooth Teknologjia: Ky përbërës ofron përfitime të menjëhershme sikur-filler të përzgjedhura për të ofruar korrektim afatgjatë të rrudhave mundësuar nga Tri-Peptidet, për një dukje të rafiuar menjëherë.

NovAge Ecollagen Wrinkle Power Krema e Natës:

Niacinamidet: Niacinamidet (Vitamina B3) është një rigjenerues ekstremisht i fuqishëm dhe efektiv me përfitime të shumta të dokumentuara që përfshijnë energjinë qelizore dhe ofrojnë një barrierë të fortë dhe të balancuar të lëkurës.


Vitamina E: Ky antioksidant i njohur luan një rol kryesor në mbrojtje kundër radikaleve të lira të dëmshme për lëkurën dhe gjithashtu lidhet me hidratimin e lëkurës.


Shea Gjalpi: Nxirret nga arra e Drurit Afrikan të emrit të njejtë, Shea Gjalpi është një rigjenerues i mrekullueshëm i lëkurës, që qetëson dhe liron thatësinë duke e bërë lëkurën të butë dhe elastike.

NovAge Ecollagen Wrinkle Power menjëherë zbutë rrudhat deri në 49%, dhe ngritë kolagjenin për të korrektuar rrudhat me kalimin e kohës – vërtetuar klinikisht!

Dorëzim shumë i shpejtë dhe i besueshëm.

Në vend të pagesës së transportit, në momentin që bëni porosinë sistemi ju jep automatikisht 2 produkte në vlerë prej 3.79 euro ose 5.59 Euro. Zgjidhni njërën nga produktet e ofruara në momentin e porosisë dhe merrni transportin falas.