Kthimet / Ankesat
Hapi 1: Paraqitni një kerkesë për kthim/reklamim në llogarinë tuaj.
Kyçuni në llogarinë tuaj dhe më pas shkoni tek Porositë–> Reklamimet –> Reklamimet. Zgjidhni numrin e faturës si dhe produktin/kodin e produktit dhe më pas ndiqni instruksionet.
Ju do të informoheni në rast se duhet ndonjë informacion specifik.Kur kërkesa për reklamim/kthim të jetë përfunduar ju duhet ta ruani atë. Stafi për kujdesin ndaj Konsumtorit do ta rishikojë gjatë orarit të punës.
- Nëse ju ka mbërritur një produkt I dëmtuar:
Mos harroni të dërgoni bashkangjitur foton e produktit të dëmtuar.
- Nëse një produkt mungon:
Ndërsa kryeni reklamimin , ju keni opsionin të zgjidhni ku dhe si duhet dërguar produkti , si një porosi më vete apo bashkë me porosinë e radhës.
Hapi 2: Pasi të keni marrë një përgjigje positive të kthimit/reklamimit,ju lutem përgatitni produktin për kthim (produkti që kthehet mund të jetë produkt i ardhur gabisht apo thjesht Brend partneri nuk dëshiron ta mbajë, nëse produkti është I dëmtuar nuk është e nevojshme që të kthehet pranë zyrave tona).
Ju lutem , produktin e paketuar në paketimin origjinal ta paketoni dhe dërgoni në adresën si më poshtë :
Rr. Hajdar Dushi, Prishtine
Kostoja e kthimit të produktit mbulohet nga Kompanija Oriflame në rast se faji është i kompanisë (p.sh. produkti është dërguar gabim) në të gjitha rastet e tjera kostoja e kthimit duhet të mbulohet nga pala që dëshiron të kthejë produktin .
Hapi 3: Kthimi i parave
Ne do të kthejmë shumën e produktit të kthyer në një periudhë jo më të gjatë se 14 ditë pasi të keni kryer kthimin e produktit pranë depos sonë.Në rast rimbursimi shuma e duhur do të kthehet në llogarinë tuaj dhe mund të përdoret për blerje te tjera në të ardhmen.
*Nëse ju keni dërguar produktin pranë një Brend partneri, ne ju sugjerojmë ta kontaktoni , pasi kthimi I produktit do të kryhet nëpërmjet bashkëpunëtorit tuaj.