A mund të krijoj një Kod internacional si Brand Partner?
Oriflame ofron një program dhe mundësi për krijimin e kodit internacional në tregje që operojnë në të njëjtat parime biznesi si Oriflame në Kosovë. Nëse jeni të interesuar të zgjeroni biznesin tuaj përtej kufijve të vendit në të cilin jetoni, mund të shikoni një listë të vendeve ku bashkëpunëtorët tuaj dhe ju mund të jeni sponsorë ndërkombëtarë.
Është përgjegjësia juaj të kujdeseni për aktivitetet e bashkëpunëtorëve që janë në strukturën tuaj ndërkombëtare.
Për shembull, nëse bashkëpunëtori juaj nga Kosova ka një rrjet në Bosnje dhe pas 12 muajsh pas 1 viti përfundon në vendin tuaj të origjinës në Kosovë, rrjeti i tij ndërkombëtar në Bosnje (një bashkëpunëtor ose një grup i tërë) nuk do të transferohet automatikisht te kodi ndërkombëtari i juaj, siç ndodh në vendin e origjinës.
Detyra dhe detyrimi juaj si Lider është të raportoni në kohë situatën e re, për të reaguar në kohë dhe për të mos humbur bashkëpunëtorë të vlefshëm.
Për të aktivizuar një numër anëtarësimi ndërkombëtar, gjithçka që duhet të bëni është të kërkoni dhe krijoni një KOD anëtarësimi Internacional në Website për vendin në të cilin dëshironi të zgjeroni biznesin tuaj.
Kur kërkoni hapjen e një Kodi internacional, është e nevojshme të zgjidhni vendin dhe të gjitha të dhënat e tjera personale do të kopjohen nga baza e të dhënave të vendit të origjinës.
Fitimet e fituara në bazë të operacioneve të rrjetit ndërkombëtar paguhen në vendin e origjinës me një muaj vonesë.
Kushti për pagesë është minimumi 100 pikë bonus për blerje personale në vendin e origjinës.
Kodi internacional dhe fjalëkalimi do të përcillen në adresën tuaj të emailit.