BRAND PARTNER
TERMET DHE KUSHTET
Këto Kushte dhe Afate (“Kushtet”), si dhe çdo dokument dhe të gjitha dokumentet e referuara në to përbëjnë rregullat, parimet, si dhe të drejtat dhe detyrimet e Oriflame për Brand Partners dhe me pranimin e tyre nga ana juaj, përbëjnë një marrëveshje me vlerë ligjore (“Marrëveshja” ose “Marrëveshja e Brand Partner”) midis Oriflame Cosmetics LLC me seli kryesor në: 10000 Pristina, RR.Hajdar Dushi Lam C/2 Nr lok 5 , TVSH: 330046624 (“Oriflame”, “ne”, “ne”, “i/e joni/-a”) dhe ju (“ju”, the “ Brand Partner i Oriflame” “Brand Partner”) dhe ka përparësi mbi çdo dhe të gjitha marrëveshjet, deklaratat ose përgjegjësitë e mëparshme. Ne kemi publikuar këto Kushte në faqen tonë ueb, ku ato janë në dispozicionin tuaj dhe për këtë arsye, ne ju këshillojmë t’i printoni ose ruani dhe mbani një kopje të këtyre Kushteve dhe të gjitha dokumentet e tjera që përbëjnë Marrëveshjen.
1. PËRKUFIZIMET
Përkufizimet e mëposhtme janë përdorur përgjatë këtyre Kushteve :
i. Kodi i Etikës dhe Rregullat e Sjelljes : tërësia e rregullave me vlerë ligjore që përbëjnë pjesë të Planin e Komunitet të Bukurisë Oriflame, që rregullojnë sjelljen e Brand Partners ndaj Oriflame, Klientëve dhe Brand Partners të tjerë të Oriflame;
ii. Klient : çdo person fizik, i regjistruar si klient i Oriflame ose jo, i cili blen online Produkte të Oriflame (për shembull, përmes faqes ueb) ose offline (për shembull, në telefon dhe duke vepruar kështu, vepron plotësisht ose kryesisht jashtë veprimtarisë së tij/saj tregtare, biznesit, mjeshtërisë ose profesionit;
iii. Katalogu Oriflame, Catalogue: një broshurë në letër ose elektronike e botuar periodikisht prej Oriflame që përfshin oferta për Produkte të Oriflame dhe çmimeve të pakicës të rekomanduara prej tyre;
iv. Periudhë Fushate: periudha e përcaktuar në kapakun e çdo Katalogu gjatë të cilës ofertat prej një Katalogu të caktuar Oriflame janë të vlefshme;
v. Programet Tregtare: programet e marketingut, shitjes dhe programet nxitëse të sponsorizuara prej Oriflame herë pas here;
vi. Grupi Oriflame : Oriflame Cosmetics LLC, shoqëria e saj përfundimtare holding/mbajtëse, si dhe çdo njësi ekonomike që kontrollohet drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ajo shoqëri përfundimtare holding/mbajtëse;
vii. Produktet e Oriflame : kozmetika dhe aksesorët e lidhura me të, si dhe disa ushqime dhe shtesa dietike të ofruara për shitje nën Markat Tregtare të Oriflame; Katalogu përshkruan karakteristikat kryesore të Produkteve;
viii. Komuniteti i Bukurisë dokumenti që shpjegon mundësinë e fitimit me Oriflame. Ju mund të shkarkoni një kopje këtu;
ix. Markat Tregtare të Oriflame : emri Oriflame, logoja e Oriflame dhe emrat e produkteve dhe gama e produkteve të prodhuara, të marketuara, të shitura ose të shpërndara prej nesh;
x. Politikat dhe Procedurat: politikat dhe procedurat që rregullojnë dispozitat e kompensimit dhe përfitimeve sipas Komunitet të Bukurisë Oriflame dhe Programet Tregtare. Ju mund të shkarkoni një kopje të Politikave dhe Procedurave këtu.
xi. Çmimet: çmimet e Produkteve të Oriflame të caktuara prej Oriflame dhe të shfaqura në listat e çmimeve të vlefshme në kohën e dërgimit të urdhrit të blerjes;
xii. Territori: Kosova;
xiii. Të dhënat personale : të dhënat e mundësuara prej jush me regjistrimin tuaj si Brand Partner të Oriflame, si dhe çdo informacion shtesë mbi ju që na jepet prej jush herë pas here;
xiv. Informacioni Personal: informacion i lidhur drejtpërdrejt ose jo me Klientët, Brand Partners të Oriflame dhe palë të tjera të treta, informacionin e të cilave ju mblidhni ose përpunoni në një formë tjetër gjatë marrëdhënies tuaj me Oriflame.
2. REGJISTRIMI DHE ANËTARËSIA
2.1. Ju do të regjistroheni si një Brand Partner i Oriflame, pasi ne të kemi pranuar aplikimin tuaj dhe t’ju kemi dhënë një numër unik si Brand Partner. Kushtet e pranimit tuaj për t’u bërë një Brand Partner i Oriflame përmbahen në seksionin e Rregullave të “Anëtarësisë” të Kodit të Etikës dhe Rregullave të Sjelljes.
2.2. Ne rezervojmë të drejtën të faturojmë një tarifë vjetore administrative për shumën e përcaktuar në faqen tonë ueb (gjatë regjistrimit tuaj dhe çdo përvjetor të tij) dhe nëse e vendosni, faturimin e çmimit të përcaktuar për një komplet fillestari (starter kit) në faqen tonë tëuebit. Këto tarifa do të faturohen në faturën tuaj të parë të blerjes.
2.3. Anëtarësia juaj dhe Marrëveshja e Brand Partner do të zgjidhet automatikisht: (i) në përvjetorin e regjistrimit, përveç kur rinovohet sipas këtyre Kushteve; ose (ii) nëse ju nuk keni bërë asnjë porosi brenda 12 muajve të njëpasnjëshëm.
2.4. Si ju, ashtu dhe Oriflame, mund të zgjidhni anëtarësinë dhe këtë Marrëveshje të Brand Partner, sipas përcaktimeve të mëtejshme në këto Kushte.
2.5. Anëtarësimi është personal për ju dhe nuk mund t'i kalohet ose transferohet ndonjë personi tjetër pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim dhe në përputhje me kërkesat sipas Kodit të Etikës dhe Rregullave të Sjelljes.
2.6. Nuk lejohen regjistrime të paautorizuara. Në këtë mënyrë, ju merrni përsipër të jeni plotësisht përgjegjës për çdo pretendim, kosto dhe shuma të paguara për shkak të këtij regjistrimi dhe jeni plotësisht përgjegjës për të dëmshpërblyer Oriflame për çdo pretendim, kosto dhe shuma të paguara për shkak të këtij regjistrimi të paautorizuar.
2.7. Me regjistrimin tuaj:
2.7.1. Ju do të keni të drejtë të blini Produkte Oriflame në përputhje me këto Kushte, si dhe të përdorni dhe merrni përfitime të tjera të përcaktuara në Planin e Komunitet të Bukurisë dhe të përfshira në çdo Politikë dhe Procedurë; dhe
2.7.2. Ju do të keni detyrim të përmbushni rreptësisht rregullat e këtyre Kushteve.
3. E DREJTA PËR TU TËRHEQUR (COOLING OFF) DHE EFEKTET E DORËHEQJES PREJ ANËTARËSISË
3.1. Në çdo kohë, ju mund të hiqni dorë prej anëtarësisë tuaj dhe të zgjidhni Marrëveshjen e Brand Partner, pa përcaktuar arsyen duke dërguar një njoftim me shkrim të dorëheqjes tuaj. Sapo të marrim njoftimin tuaj, ne do të njoftojmëmarrjen e dorëheqjes tuaj. Ju mund të përdorni Formën e Anulimit për të na njoftuar për dorëheqjen tuaj.
3.2. Nëse jepni dorëheqjen dhe zgjidhniMarrëveshjen tuaj brenda 30 ditëve kalendarike pas regjistrimit tuaj, ne do t’ju rimbursojmë të gjitha tarifat dhe kostot dhe do të pranojmë anulimin e çdo Produkti ose shërbimi të porositur, por të pafurnizuar ende dhe kthimin e të gjitha Produkteve (përfshirë trajnimin dhe materialet promovuese, manuale dhe komplete biznesi) të blera prej jush. Për arsye sigurie dhe higjiene, ne mund të refuzojmë të pranojmë Produkte që nuk janë vulosur, e cila do të thotë se ato produkte nuk janë më në të njëjtën gjendje si në kohën e blerjes. Çmimi i blerjes së atyre Produkteve do të rimbursohet me dorëzimin e Produkteve ose sa më shpejt të jetë e mundur nëse Produktet nuk janë dorëzuar ende nga ne.
3.3. Nëse jepni dorëheqjen dhe zgjidhni Marrëveshjen tuaj në çdo kohë të mëvonshme me kërkesën tuaj ose nëse Oriflame zgjidh Marrëveshjen për lehtësinë e saj, me kërkesën tuaj:
3.3.1. ne do të riblejmë të gjitha Produktet nga ju, duke iu nënshtruar kushteve të mëposhtme:
3.3.1.1. produktet e kthyera janë blerë brenda 12 muajve të fundit para dorëheqjes suaj dhe do të rimbursohen në masën 90% të çmimit fillestar neto të paguar pas zbritjes së çdo pagese që ju kemi bërë në lidhje me blerjen e këtyre Produkteve; dhe
3.3.1.2. Produktet e kthyera duhet të jenë të tregtueshme, që do të thotë se nuk janë përdorur, hapur ose manipuluar në asnjë mënyrë; ato nuk e kanë kaluar datën e skadimit dhe ato janë ende të paraqitura në Katalogët tanë;
3.3.2. ne do të rimbursojmë çdo tarifë të kërkuar për t’u bërë ose mbetur një Brand Partner, të paguar prej jush brenda 30 ditësh para dorëheqjes tuaj ose zgjidhjes së kontratës.
4. BLERJA E PRODUKTEVE
A. POROSIA
4.1. Ju mund të porosisni prej Katalogut duke zgjedhur Produktet që ju dëshironi të bleni. Porosia konsiderohet si një ofertë e cila është bërë nga ju për ne për të blerë Produket e përzgjedhura.
4.2. Një porosi konsiderohet e kryer kur janë përmbushur hapat e mëposhtëm:
4.2.1 nëse porositni me telefon, ju i keni thënë punonjësit tonë të Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit se cilat Produkte dëshironi të blini dhe ata i kanë zgjedhur ato për ju; ose
4.2.2 nëse porositni online, ju keni zgjedhur Produktet që dëshironi të blini duke përdorur opsionin "shtoni në karrocën e blerjes". Në çdo kohë, ju mund të rishikoni dhe ndryshoni përmbajtjen e karrocës së blerjes, duke ndryshuar sasinë e Produkteve, duke fshirë Produktet ose duke hequr të gjithë përmbajtjen e karrocës së blerjes;
4.2.3 ju keni dhënë të gjitha të Dhënat Personale të nevojshme për të lejuar dorëzimin; dhe
4.2.4 ju keni zgjedhur metodën tuaj të preferuar të dorëzimit dhe pagesës.
4.3. Sapo të keni bërë porosinë online, ajo nuk mund të ndryshohet përmes faqes ueb. Ju duhet të kontaktoni Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit te: oriflame.kosovo@oriflame.com
4.4. Pasi kemi pranuar porosinë tuaj, një konfirmim i porosisë do t'ju dërgohet me e-mail dhe në këtë moment, do të krijohet kontrata e blerjes. Ne mund të refuzojmë pranimin e porosisë tuaj duke përcaktuar arsyen e refuzimit. Ne do të rimbursojmë plotësisht çdo pagesë që ju keni kryer tashmë.
4.5. Përveç konfirmimit të porosisë, ju do të merrni detajet e Produkteve tuaja të dërguara tek ju dhe të gjitha informacionet e tjera të nevojshme.
4.6. Nëse porosisni online, ju lutemi të mbani parasysh sa më poshtë:
4.6.1 kontrata e lidhur nuk do të depozitohet ose nuk do të jetë e arritshme: pjesët e kontratës do të jenë porosia juaj dhe Kushtet në faqe (të cilat mund të ruhen ose printohen) ose siç mund të komunikohen nga ne, duke përdorur mjete të tjera të komunikimit;
4.6.2 kontrata mund të nënshkruhet në shqip dhe në asnjë gjuhë tjetër;
4.6.3 Oriflame i nënshtrohet Kodeve të Sjelljes të përcaktuara në nenin 10 të Kushteve.
4.7. Porositë e kryera, për të cilat është kryer pagesa, nuk mund të anulohen prej jush, përveç kur parashikohet në nenin 5.
4.8. Porositë mund të bëhen në çdo kohë gjatë ditës, përveç për ndonjë padisponueshmërie të kufizuar gjatë Periudhës së Fushatës kur ne përditësojmë Katalogun.
4.9 Jo të gjitha Produktet janë të disponueshme në çdo kohë. Nëse një Produkt nuk është në magazinë në kohën kur bëni porosinë tuaj, ne do të përdorim përpjekje të arsyeshme për t'ju informuar para përfundimit të porosisë tuaj, në mënyrë që të ndryshoni ose braktisni porosinë.
4.10 Herë pas here dhe për periudha të kufizuara kohore, katalogu mund të mos jetë i disponueshëm për shkak të mirëmbajtjes ose për arsye të ndryshme teknike. Oriflame nuk do të jetë përgjegjës për këtë padisponueshmëri dhe do të hedhë poshtë çdo pretendim në lidhje me të prej Klientëve ose vizitorëve të tjerë.
4.11 Përjashtimisht, ne mund t’ju lejojmë të porosisni për persona të tjerë duke përdorur një mjet të posaçëm online. Kjo do të jetë e mundur vetëm për Brand Partners të rreshtuar poshtë jush, siç shpjegohet në Planin e Komunitetit të Bukurisë dhe vetëm në bazë të autorizimit të tyre të shprehur. Nëse përdorni këtë mjet, ju do të jeni përgjegjës i vetëm për çdo pretendim të bazuar në porosi të paautorizuar dhe në përgjithësi, çdo shkelje të privatësisë, si dhe për çdo kosto dhe shpenzim që Oriflame ose personi për të cilin keni bërë porosinë mund të pësojë në lidhje me këtë porosi.
B. ÇMIMET DHE PAGESA
4.12 Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe, Çmimet e Produkteve të paraqitura në Katalog përfaqësojnë çmimin e plotë të shitjes me pakicë për Produktet në momentin e vendosjes së porosisë. Të gjitha çmimet përcaktohen në monedhën vendase dhe përfshijnë TVSH.
4.13 Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar Çmimet në çdo kohë dhe sipas gjykimit tonë , por çdo ndryshim në Çmimet e Produkteve që zgjidhni para se të vendosni porosinë tuaj nuk do të jetë pjesë e kontratës mes nesh, përveç nëse ju dhe ne biem shprehimisht dakord se do të përfshihen aty.
4.14 Çmimet nuk përfshijnë kostot e transportit, dorëzimit dhe çdo tarifë dhe pagesë tjetër që tregohet qartë si tarifa shtesë të çmimit gjatë procesit të porosisë dhe që mund të ndryshojnë në varësi të metodës së dorëzimit të zgjedhur nga ju.
4.15 Herë pas here, ne mund të ulim Çmimet. Zbritja e mëtejshme mund të zbatohet për ju në përputhje me ose çdo Politike ose Programi tjetër Tregtar. Çdo pyetje në lidhje me përllogaritjet e Çmimit mund t’i drejtohet gjithmonë Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit te: oriflame.kosovo@oriflame.com
4.16 Pagesat mund të kryhen me kartë debiti ose krediti, nëpërmjet transfertës bankare ose mjeteve të tjera të përcaktuara në këto Kushte ose çdo Politikë. Shumica e kartave kryesore bankare të pagesës pranohen.
4.17 Për qëllime të mbledhjes së pagesave, ne rezervojmë të drejtën të bashkëpunojmë me një palë të tretë ofruese shërbimesh. Ju mund të merrni fatura dhe komunikime në lidhje me pagesën prej këtij ofruesi të jashtëm shërbimesh. Si rregull, të gjitha faturat duhet të paguhen brenda kushteve të përcaktuara në faturë. Interesi për pagesa të vonuara, si dhe kostot e arsyeshme të mbledhjes së borxheve, mund të faturohen në bazë ditore në normën e interesit të Bankës Qendrore ekzistuese.
4.18 Informacioni në lidhje me mënyrat e pagesës, përfshirë çdo pagesë të shtyrë të mundshme ose kushtet e kredisë, përfshihen në Politikat dhe Procedurat. Nëse dëshironi më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni Shërbimet e Kujdesit ndaj Klientit te: oriflame.kosovo@oriflame.com
4.19 Për sigurinë e pagesave online të kryera me kartë, i gjithë informacioni për pagesën është i koduar. Ndërsa Oriflame punon me ofruesit e shërbimeve të autorizuara të pagesave, informacioni i kartës së kreditit trajtohet si duhet dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë së të dhënave të industrisë së kartave të pagesave .
4.20 Nëse ofrojmë mundësinë e pagesave të përsëritura me kartë, ju do të keni mundësinë që të zgjidhni dhe të regjistroheni në mënyrë të shprehur për këtë mënyrë pagese të përshtatshme. Çdo pagesë e mëtejshme do të autorizohet kundrejt kartës suaj të pagesës në momentin e vendosjes së porosisë dhe shuma do të mbahet në kartën tuaj të pagesës në momentin që Oriflame dërgon produktet e porositura. Ju do të jeni në gjendje të hiqni dorë prej pagesave të përsëritura në çdo kohë duke shkuar në faqen e profilit tuaj dhe duke klikuar në skedën e kartës suaj të pagesës.
4.21 Ju jeni dakord të merrni fatura elektronike. Me kërkesën tuaj, ju mund të merrni në çdo kohë fatura të printuar prej Oriflame.
C. DORËZIMI DHE KALIMI I RISKUT
4.22 Produktet e porositura mund të dorëzohen vetëm brenda Territorit.
4.23 Vendi i dorëzimit të Produkteve do të jetë ai i zgjedhur prej jush në porosinë tuaj.
4.24 Ne do të përpunojmë dhe dorëzojmë porosinë tuaj sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 30 ditë pasi porosia të jetë konfirmuar nga ne. Ne nuk do të jemi përgjegjës për vonesa në dorëzim të shkaktuara prej rrethanave jashtë kontrollit tonë.
4.25 Rreziku i humbjes së Produkteve dhe titullit të Produkteve do të kalojë tek ju pas dorëzimit të Produkteve.
4.26 Oriflame nuk do të jetë përgjegjës për mosdorëzimin, dorëzimin e gabuar ose të vonuar të një porosie të shkaktuar nga sigurimi i të dhënave personale të pasakta ose jo të plota nga ana juaj.
4.27 Ne rezervojmë të drejtën të anulojmë në mënyrë të njëanshme një porosi të kryer nga ju në çdo kohë nëse dyshojmë në mënyrë të arsyeshme se ju jeni duke shkelur ndonjë nga Kushtet.
D. PËRPUTHSHMËRIA E PRODUKTEVE TONA
4.28 Ne garantojmë që Produktet Oriflame janë prodhuar në përputhje me Udhëzimet për Praktikat e Mira të Prodhimit për produktet kozmetike EN ISO 22716: 2007 dhe Kodin e Praktikës së Oriflame.
5. E DREJTA PËR TË ANULUAR POROSITË
5.1. Ne i përmbahemi rreptësisht rregullave të kthimit të Produktit të zbatueshme në Territor (shih nenin 5.3 për informacion të mëtejshëm).
5.2. Pa cenuar të drejtën tuaj për të anuluar çdo porosi dhe për të kthyer një Produkt, pas marrjes së dërgesës, duhet të kontrolloni përmbajtjen e saj për t'u siguruar që nuk përmban ndonjë Produkt që mund të jetë dëmtuar gjatë transportit. Ju ose personi që merr Produktet në emrin tuaj duhet të njoftoni menjëherë Shërbimet e Kujdesit ndaj Klientit duke paraqitur një ankesë dhe duke përshkruar dëmin/defektin. Gjithashtu, ju mund të dërgoni ankesën me email te oriflame.kosovo@oriflame.com
5.3. E drejta e kthimit dhe rimbursimit
5.3.1 Ju mund të anuloni një porosi për Produktin (-et) pa dhënë ndonjë arsye gjatë periudhës së përcaktuar më poshtë në pikën 5.3 (ii). Kjo do të thotë që gjatë periudhës përkatëse, nëse ndryshoni mendje ose për ndonjë arsye tjetër vendosni se nuk dëshironi të mbani një Produkt, mund të na njoftoni për vendimin tuaj për të anuluar porosinë dhe për të marrë një rimbursim.
5.3.2 Ju mund të anuloni një porosi në çdo kohë edhe pasi të keni marrë konfirmimin e porosisë me e-mail ose pasi porosia juaj të jetë pranuar me gojë nga Shërbimet e Kujdesit ndaj Klientit, por jo më vonë se 14 ditë kalendarike nga dita kur merrni posedimin fizik të Produktit ose Produktin e fundit nëse keni porositur më shumë se një.
5.3.3 Për të anuluar një porosi, ju lutemi të kontaktoni Shërbimet e Kujdesit ndaj Klientit nëpërmjet telefonit në numrin +386 49 625 810 ose në e-mailin tonë te oriflame.kosovo@oriflame.com ose me postë drejtuar Oriflame Cosmetics, 10000 Pristina, RR.Hajdar Dushi Lam C/2 Nr lok 5. Ju mund të përdorni formularin model për të na njoftuar mbi anulimin tuaj. Nëse e plotësoni këtë formular online dhe e dorëzoni përmes faqes sonë ueb, ne do t'ju komunikojmë një konfirmim të marrjes së këtij anulimi nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm (p.sh. me e-mail) pa vonesë. Ju mund të keni dëshirë të ruani një kopje të njoftimit tuaj të anulimit për arkivat tuaja personale. Ju duhet thjesht të ushtroni të drejtën tuaj për të anuluar përpara se të ketë përfunduar periudha e anulimit. Për këtë arsye, nëse ju na dërgoni njoftimin tuaj të anulimit nëpërmjet e-mailit ose postës, atëherë anulimi juaj hyn në fuqi në datën në të cilën ju na dërguar e-mailin ose letrën nëpërmjet postës. Nëse ju na telefononi për të na njoftuar për anulimin tuaj, atëherë anulimi juaj hyn në fuqi në datën në të cilën na keni telefonuar.
5.3.4 Ju do të merrni një rimbursim të plotë të çmimit që keni paguar për Produktet dhe çdo tarifë të zbatueshme të dorëzimit për të cilën keni paguar (përveç kostove shtesë të zgjedhjes së një lloj dërgese të ndryshme nga lloji më pak i shtrenjtë i dorëzimit standard të ofruar nga ne). Ne mund të bëjmë një zbritje nga rimbursimi për humbjen në vlerën e çdo Produkti të furnizuar, nëse humbja është rezultat i trajtimit të panevojshëm nga ana juaj. Ju jeni përgjegjës vetëm për çdo vlerë të zvogëluar të Produkteve që rezulton nga trajtimi, përveç asaj që është e nevojshme për të përcaktuar natyrën, karakteristikat dhe funksionimin e Produkteve. Ne do të kryejmë rimbursimin që ju takon sa më shpejt të jetë e mundur dhe, në çdo rast, brenda (a) 14 ditëve kalendarike nga dita që marrim nga ju çdo Produkt të furnizuar ose (b) (nëse është më parë) 14 ditë kalendarike nga dita kur ju provoni se i keni kthyer Produktet ose (c) nëse nuk janë furnizuar Produkte, 14 ditë kalendarike pas ditës në të cilën na dërguat njoftimin e anulimit. Nëse ju na keni kthyer Produktet, sepse ato ishin me defekte ose të përshkruara në mënyrë të pasaktë, ju lutemi të shihni nenin 5.3 (v).
5.3.5 Nëse na i keni kthyer Produktet për shkak se ato janë me defekte ose të përshkruara në mënyrë të pasaktë, ne do të rimbursojmë çmimin e plotë të një Produkti me defekt, çdo tarifë të zbatueshme të dorëzimit dhe çdo kosto të arsyeshme që keni paguar për të na kthyer artikullin tek ne.
5.3.6 Ne mund t'ju rimbursojmë në kartën e kreditit, kartën e debitit ose mjete të tjera të përdorura nga ju për të paguar, përveç nëse keni rënë dakord shprehimisht ndryshe; në çdo rast, ju nuk do të paguani asnjë tarifë si rezultat i rimbursimit.
5.3.7 Nëse Produktet janë dorëzuar te ju:
5.3.7.1 ju duhet të na ktheni Produktet pa vonesë të panevojshme dhe në çdo rast, jo më vonë se 14 ditë kalendarike nga dita në të cilën anuloni porosinë/kontratën. Afati respektohet nëse ju dërgoni Produktet përpara se të ketë përfunduar periudha prej 14 ditësh;
5.3.7.2 përveç kur Produktet kanë defekt ose janë të përshkruara në mënyrë të pasaktë (në këtë rast, shihni nenin 5.3(v)), ju do të jeni përgjegjës për koston e drejtpërdrejtë të kthimit të Produkteve te ne; dhe
5.3.7.3 ju keni një detyrim ligjor për t'i mbajtur Produktet në posedimin tuaj dhe për t'u kujdesur në mënyrë të arsyeshme për Produktet sa kohë ato janë në posedimin tuaj.
5.3.8 Detajet e së drejtës suaj ligjore për të anuluar dhe një shpjegim se si ta ushtroni atë duke përfshirë një Formular të sugjeruar të Kthimit janë dhënë në dokumentet e përshkruara në nenin 4.5. Gjithashtu, ju mund të shkarkoni Formularin e Kthimit këtu.
5.3.9 Ne kemi detyrim ligjor të furnizojmë Produkte që janë në përputhje me kontratën. Si blerës, gjithmonë do të keni të drejta ligjore në lidhje me Produktet që janë me defekt ose jo siç përshkruhen. Këto të drejta ligjore nuk cenohen nga politika e kthimit në këtë nen 5.3 ose këto Kushte. Këshillat për të drejtat tuaja ligjore në Territor ofrohet nga .
5.4 Ne garantojmë më tej cilësinë e çdo Produkti që mban emrin Oriflame dhe vërtetojmë se ato janë prodhuar nga ose për ne, plotësojnë standardet më të larta të cilësisë. Ne jemi të bindur se klientët tanë do t'i gjejnë produktet tona të kënaqshme në të gjitha mënyrat. Si rrjedhojë, ne ofrojmë një garanci të mëtejshme të Oriflame që ju lejon të shkëmbeni ose të merrni një rimbursim të plotë për çdo Produkt me të cilin nuk jeni plotësisht të kënaqur. Rimbursimi do të kërkohet brenda 90 ditësh nga marrja e Produktit prej jush. Kjo garanci nuk është e zbatueshme për ndonjë Produkt të dëmtuar qëllimisht ose të keqpërdorur. Përveç kur komunikohet ndryshe, kthimet dhe rimbursimet sipas këtij neni duhet të bëhen në përputhje me kushtet e paragrafeve të mësipërme të këtij neni 5.
6. DETYRIMET E BRAND PARTNER TË ORIFLAME
6.1. Brand Partners blejnë dhe mund të përdorin ose konsumojnë Produktet e Oriflame ose t’i shesin ato në emrin e tyre dhe për llogarinë e tyre. Nëse zgjidhni të tregtoni produktet e Oriflame, do të konsideroheni dhe, në çdo kohë, do të veproni si një person i pavarur (i vetëpunësuar/tregtar i vetëm) dhe jo si një agjent ose punonjës i Oriflame. Ju nuk do të keni asnjë autoritet për të negociuar ose për të vepruar si ndërmjetës në lidhjen e kontratave midis Oriflame dhe Brand Partners të tjerë dhe palëve të treta. Ju gjithashtu nuk keni asnjë autoritet për të blerë, shitur ose përgjithësisht të lidhni ndonjë marrëveshje në emrin tonë ose për llogarinë tonë ose në emër dhe për llogarinë e ndonjë shoqërie tjetër në Grupin Oriflame. Ju njihni dhe pranoni që nuk jeni një "agjent tregtar" sipas kuptimit të ligjeve në fuqi në Territor dhe nuk keni të drejtë të merrni ndonjë kompensim ose dëmshpërblim pas përfundimit të kësaj marrëdhënie.
6.2. Nëse zgjidhni të tregtoni Produkte Oriflame dhe/ose kryeni ndonjë nga aktivitetet sipas Planit të Komunitetit të Bukurisë, Politikave dhe Procedurave ose Programeve Tregtare, ju duhet të siguroni personalisht të gjitha lejet, licencat dhe në përgjithësi, të bëni çdo regjistrim dhe të gjitha regjistrimet e kërkuara sipas ligjeve të Territorit, duke përfshirë çdo regjistrim për mbrojtjen e të dhënave (shih nenin 6.6), regjistrimin tatimor dhe deklaratat tatimore. Ju jeni e vetmja palë përgjegjëse për raportimin dhe pagesën e çdo takse/tatimi, detyrimi doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe tarifave të zbatueshme për aktivitete të tilla. Ju jeni e vetmja palë përgjegjëse për të siguruar që të gjitha aspektet e përdorimit tuaj të të dhënave personale të Klientëve tuaj të përputhen në të gjitha aspektet me ligjet kombëtare të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë (shih nenet 6.6 - 6.13).
6.3. Ne lejojmë kthimin dhe këmbimin e Produkteve të përshkruara te Kushtet për Klientët tuaj dhe për ju. Ju njihni dhe pranoni se është përgjegjësia juaj të informoni Klientët tuaj për të drejtën e tyre për të kthyer Produktet dhe ju duhet të kryeni çdo kthim të Produkteve te ne, në emrin e tyre.
6.4. Ju do të ruani imazhin dhe reputacionin e Oriflame. Ju nuk do të bëni asnjë deklaratë, as nuk do të kryeni asnjë veprim, i cili mund të jetë i dëmshëm për imazhin e Oriflame ose Produkteve. Ju do të drejtoni biznesin tuaj në mënyrë të ligjshme dhe etike dhe nuk do të bëni asnjë pretendim të rremë, mashtrues ose të ekzagjeruar në lidhje me Produktet ose mundësinë e fitimit të Oriflame.
6.5. Ju pranoni që Markat Oriflame, emri dhe logoja jonë tregtare, mjetet tona online dhe bazat e të dhënave tona janë pronë e Oriflame dhe ju pranoni të mos i shkelni ato në asnjë mënyrë. Për mënjanimin e çdo dyshimi, i gjithë emri i mirë i Oriflame i përket Oriflame. Me kërkesën tuaj, ju do të nënshkruani këtë dokumentacion sapo ne të kërkojmë në mënyrë të arsyeshme që të konfirmoni këtë.
6.6. Brand Partner pajtohet dhe pranon që kushtet e kësaj Marrëveshjeje dhe materiali i përmendur në të, duke përfshirë por pa u kufizuar në Planin e Komunitetit të Bukurisë, Programet Tregtare, Politikat dhe Procedurat, përfshirë Programet Tregtare, bazat tona të të dhënave (përfshirë, por jo e kufizuar në, çdo bazë të dhënash që përmban Informacion Personal) dhe mjetet tona online janë informacion në pronësinë tonë dhe subjekt i të drejtave tona të pronësisë intelektuale. Brand Partner nuk do t’i përdorë ato ose ndonjë pjesë të tyre, përveçse gjatë aktiviteteve të autorizuara në këtë Marrëveshje.
6.7. Ju mund të keni të drejtën e përfitimeve, nëse janë të zbatueshme sipas kushteve të Programit Tregtar ose Politikave dhe Procedurave përkatëse.
6.8. Kur prezantoni Produktet Oriflame, mundësinë tregtare të Oriflame ose çdo material promocional ose trajnimi për Brand Partners të tjerë për të cilët bëhet një ndryshim, ju do të zbatoni rreptësisht Rregullat e Sjelljes dhe Kodin e Etikës.
Përgjegjësitë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
6.9. Si Brand Partner, ju mund të grumbulloni, regjistroni, ruani, përdorni dhe përditësoni Informacionin Personal. Si kontrollues i pavarur i këtij Informacioni Personal, ju garantoni dhe bini dakord që do të jeni në përputhje me të gjitha ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësinë. Sipas këtyre ligjeve, mund t'ju kërkohet të regjistroheni në Autoritetin përkatës të Privatësisë/Mbrojtjes së të Dhënave, përveç nëse jeni të përjashtuar dhe duhet të jeni në përputhje me parimet e mbrojtjes së të dhënave. Është përgjegjësia juaj të vlerësoni nevojën tuaj për t'u regjistruar dhe për të kryer një regjistrim të tillë nëse kërkohet dhe të respektoni parimet e mbrojtjes së të dhënave.
6.10. Nëse dëshironi të sponsorizoni një Klient për t’u bërë Brand Partner, mund të merrni Informacionin Personal drejtpërdrejt prej Klientit. Ju duhet të respektoni procedurat tona për sponsorizim, siç ju komunikohen herë pas here dhe të siguroheni që i gjithë përdorimi i Informacionit Personal të jetë në përputhje me ligjin në fuqi.
6.11. Në veçanti, do të merrni masat e duhura të sigurisë teknike dhe organizative për të mbrojtur Informacionin Personal kundër shkatërrimit aksidental ose të paligjshëm ose humbjes aksidentale, ndryshimit, zbulimit ose aksesit të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi përfshin transmetimin e të dhënave përmes një rrjeti, dhe kundër të gjitha formave të tjera të paligjshme të përpunimit. Duke pasur parasysh teknologjinë e fundit dhe koston e zbatimit të tyre, këto masa do të garantojnë një nivel sigurie të përshtatshëm për rreziqet e përfaqësuara nga përpunimi dhe natyra e Informacionit Personal që do të mbrohet.
6.12. Ju do të njoftoni Oriflame menjëherë pasi të jeni të vetëdijshëm për çdo shkelje të sigurisë që çon në shkatërrim aksidental ose të paligjshëm, humbje, ndryshim, zbulim të paautorizuar ose akses në Informacionin Personal duke i dërguar email Oriflame në privacy@oriflame.com dhe duke i shpjeguar natyrën e incidentit dhe të dhënat e prekura.
6.13. Nëse, në çdo kohë, ju merrni një kërkesë për ushtrimin e të drejtave në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave nga një Klient ose një person tjetër për të cilin përpunoni Informacionin Personal, ju do t'i përmbaheni kësaj kërkese në masën e kërkuar nga ligji në fuqi dhe në përputhje me çdo politikë, procedurë ose trajnim që ju ofrohen nga Oriflame herë pas here.
6.14. Ju mund të përpunoni të dhënat personale vetëm në përputhje me njoftimin e privatësisë të dhënë Klientëve dhe Brand Partners të tjerë të Oriflame. Me përfundimin e marrëdhënies tuaj me Oriflame, ju garantoni dhe bini dakord që do të shkatërroni të gjitha të dhënat personale në posedimin tuaj ose nën kontrollin tuaj pa vonesa të panevojshme.
6.15. Ne përjashtojmë, në mënyrë të shprehur, çdo përgjegjësi për çdo penalitet, kosto, tarifë dhe në përgjithësi, çdo shpenzim që mund të bëni si rrjedhojë e ndonjë shkelje të ligjeve të zbatueshme të mbrojtjes së të dhënave dhe privatësisë.
Komunikime Marketingu dhe Tregtare
6.16. Ju duhet t'i pyesni Klientët shprehimisht nëse dëshirojnë të marrin komunikime marketingu për produktet e Oriflame nga ju, dhe ju duhet të merrni pëlqimin pohues të tyre para se të dërgoni ndonjë komunikim të tillë. Ju duhet të mbani një regjistër të preferencave të marketingut të çdo marrësi të komunikimeve të marketingut nga ju, i cili përfshin një regjistrim të datës në të cilën është dhënë pëlqimi dhe gjuhën për të cilën është rënë dakord. Çdo komunikim marketingu që dërgoni duhet të informojë marrësin për të drejtën e tij ose të saj për të ndërprerë pajtimin nga komunikimet e ardhshme dhe sesi ai ose ajo mund ta ushtrojë këtë të drejtë, përfshirë edhe duke ju informuar me email për dëshirën e tij ose të saj për të ndërprerë pajtimin. Ju jeni dakord dhe garantoni se do të respektoni preferncat e çdo marrësi të këtyre komunikimeve.
6.17 Mjetet tona online mund t’ju lejojnë të përdorni Informacionin Personal të Klientit për të dërguar komunikime marketingu dhe komunikime të tjera tregtare, në përputhje me kushtet e mëposhtme:
6.17.1 ju duhet të keni sponsorizuar Klientin për t’u bërë Brand Partner, përveç kur bihet dakord shprehimisht ndryshe,
6.17.2 komunikimet e marketingut dhe komunikimet e tjera tregtare duhet të kenë të bëjnë vetëm me Produktet Oriflame,
6.17.3 komunikimet tregtare ose të marketingut duhet të jenë të identifikueshme qartësisht,
6.17.4 komunikimi përfshin emrin tuaj dhe detajet e kontaktit si dërguesi i komunikimit tregtar dhe një adresë email të vlefshme (dhe/ose mjete të tjera, si linku/lidhja e ndërprerjes së pajtimit) me anë të së cilës Klientët mund t'ju kontaktojnë për t'ju njoftuar për preferencën e tyre për të hequr dorë nga komunikimet e mëtejshme të marketingut,
6.17.5 komunikimet e marketingut nuk duhet t’i dërgohen Klientëve që kanë hequr dorë nga marrja e tyre,
6.17.6 ofertat promovuese, të tilla si zbritjet, primet dhe dhuratat, kur lejohen nga ligji në fuqi, do të jenë të identifikueshme qartë si të tilla dhe kushtet që duhet të plotësohen për t'u kualifikuar për to do të jenë lehtësisht të arritshme dhe do të paraqiten qartë dhe pa mëdyshje, dhe
6.17.7 përmbajtja e këtyre komunikimeve tregtare dhe të marketingut është në përputhje me këto Kushte dhe të gjitha ligjet e zbatueshme për komunikimet tregtare.
6.18 Në asnjë rrethanë, nuk ju lejohet të dërgoni komunikime marketingu dhe komunikime të tjera për llogari të Oriflame ose në emrin e Oriflame.
7. DETYRIMET E ORIFLAME
7.1 Ne do të dorëzojmë Produktet e porositura prej jush sipas disponueshmërisë.
7.2 Ne përjashtojmë shprehimisht çdo përgjegjësi lidhur me mungesën e Produktit ose Produktet që nuk janë në stok.
7.3 Me kusht që ju të përmbushni kushtet e kësaj Marrëveshjeje dhe detyrimet tuaj sipas ligjit të Territorit, ju do të merrni, drejtpërdrejt nga ne, prej një shoqërie tjetër Oriflame ose ofruesi të tretë shërbimesh, çdo përfitim/pagesë që ju detyrohemi, në përputhje me Planin e Komunitetit të Bukurisë të Oriflame aktualisht në fuqi.
8. ZGJIDHJA
8.1 Ne do të zgjidhim anëtarësinë tuaj dhe Marrëveshjen e Brand Partner me efekt të menjëhershëm nga njoftimi në secilën prej këtyre rrethanave:
8.1.1 nëse ju keni bërë ndonjë deklaratë ose keni dhënë ndonjë të Dhënë Personale që është e pasaktë ose e pavërtetë në mënyrë thelbësore;
8.1.2 nëse një kërkesë për falimentimin tuaj paraqitet në ndonjë gjykatë ose nëse nuk jeni në gjendje të paguani borxhet tuaja ndaj nesh, si dhe kur ato do të shlyhen;
8.1.3 nëse kryeni një shkelje të ndonjë prej dispozitave të Marrëveshjes së Brand Partner që nuk mund të korrigjohet ose në rast të shkeljes së ndonjë prej dispozitave të Kodit të Etikës dhe Rregullave të Sjelljes;
8.1.4 nëse kryeni një shkelje të ndonjë prej dispozitave të Marrëveshjes së Brand Partner, përfshirë dokumentet e referuara këtu dhe nuk arrini, në rast të shkeljes të aftë për të korrigjuar, të korrigjoni atë shkelje brenda 14 ditëve pas marrjes së një njoftim me shkrim nga ne.
9. SHQYRTIMI I ANKESAVE
9.1. Procedura e Shqyrtimit të Ankesave të Oriflame përshkruhet në Rregullat e Sjelljes.
9.2 Ju mund të depozitoni gjithmonë një ankesë, çështje ose kërkesë pranë Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit të Oriflame te oriflame.kosovo@oriflame.com ose të na telefononi në +386 49 625 810.
10. KODI I SJELLJES
Oriflame vepron rreptësisht në përputhje me Federata Botërore e Shoqatave të Shitjes Direkte (WFDSA) (Kodi i Etikës së Shitjes Direkte të WFDSA). Oriflame i kërkon Brand Partners të saj të veprojnë rreptësisht në përputhje me këtë kod, të vënë më tej në zbatim në Kodin e Etikës dhe Rregullat e Sjelljes së Oriflame. Gjithashtu, ju mund të merrni kopje të këtyre dokumenteve prej Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit te {{E-mail i _Shërbimit të_Kujdesit ndaj_Klientit}}
11. GABIMET DHE KORRIGJIMET
Ndërsa ne bëjmë përpjekje të arsyeshme për të përfshirë informacionin e saktë dhe aktual në këtë faqe ueb, ne nuk garantojmë ose deklarojmë që faqja ueb të jetë pa gabime. Gabime në plotësimin e të dhënave ose probleme të tjera teknike mund të rezultojnë ndonjëherë në dhënien e një informacioni të pasaktë. Ne rezervojmë të drejtën për të korrigjuar çdo pasaktësi ose gabim tipografik në faqen tonë, përfshirë çmimet dhe disponueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve dhe nuk do të mbajmë asnjë përgjegjësi për gabime të tilla. Ne gjithashtu mund të bëjmë përmirësime dhe/ ose ndryshime në veçoritë, funksionalitetin ose përmbajtjen e faqes së internetit në çdo kohë. Nëse shihni ndonjë informacion ose përshkrim që besoni se është i pasaktë, ju lutemi kontaktoni Shërbimet e Klientit.
12. LIDHJET
12.1 Ne mund të mundësojmë lidhje në faqet ueb ose burimet e palëve të treta. Dhënia e këtyre linkeve/lidhjeve nga ana jonë nuk përbën miratim të çdo informacioni, produkti ose shërbimi të arritur përmes një linku/lidhjeje të tillë. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen ose performancën e ndonjë pjese të internetit, duke përfshirë faqe ueb të tjera me të cilat mund të lidhet kjo faqe ose që mund të arrihet nga kjo faqe. Ju lutemi na informoni për çdo gabim ose material të papërshtatshëm të gjetur në faqet e internetit me të cilat është lidhur kjo faqe.
12.2 Gjatë anëtarësimit tuaj, ju mund të keni të drejtë të merrni pjesë në fushatat e referimit duke përdorur një ose më shumë mjete, sisteme ose softuer online (“Mjetet Online”). Ju jepet një licencë jo-ekskluzive, e patransferueshme dhe e kufizuar për të përdorur Mjetet Online në lidhje me anëtarësimin tuaj. Pjesëmarrja në një fushatë referimi, duke përfshirë çdo përfitim të marrë prej tyre, kushtëzohet nga respektimi i kësaj Marrëveshjeje të Brand Partner dhe çdo politikë dhe procedurë të zbatueshme prej jush. Oriflame nuk garanton disponueshmërinë ose saktësinë e Mjeteve Online të përdorura në lidhje me fushatat e referimit. Oriflame rezervon të drejtën që, pa paralajmërim, të përditësojë, përmirësojë, në përgjithësi, të ndryshojë ose të heqë automatikisht çdo fushatë referimi dhe/ose ndonjë nga Mjetet Online.
13. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
13.1. Marrëveshja juaj e Brand Partner, përfshirë këto Kushte, rregullohet nga ligjet e Territorit dhe çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga ose në lidhje me Marrëveshjen tuaj të Brand Parner dhe këto Kushte do të zgjidhet vetëm nga gjykatat kompetente të Territorit. Gjykatat e Territorit do të kenë juridiksion jo-ekskluziv.
13.2. Nëse ndonjë dispozitë e Kushteve konsiderohet e paligjshme, e pavlefshme ose për çfarëdo arsye të pazbatueshme, pavlefshmëria e asaj dispozite nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e pjesës tjetër të Kushteve.
13.3. Mospërmbushja e Oriflame për të zbatuar ndonjë prej këtyre dispozitave nuk do të konsiderohet heqje dorë prej zbatueshmërisë së tyre.
13.4. Si një Brand Partner i pavarur, ju pranoni dhe bini dakord që ne rezervojmë të drejtën për të rishikuar, anuluar, ndryshuar ose shtyrë në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen tuaj të Brand Partner- përfshirë këto Kushte, Planin e Komunitetit të Bukurisë (përfshirë Kodin e Etikës dhe Rregullat e Sjelljes), si dhe çdo të programeve dhe politikave dhe procedurave tona tregtare. Ndryshimet në Marrëveshjen tuaj të Brand Partner mund të rezultojnë nga (i) përshtatjet e kërkuara nga kushtet e tregut; (ii) ndryshimet në ligjet dhe rregulloret në fuqi; (iii) ndryshimet në planet e kompensimit të Oriflame; (iv) riorganizimi i strukturës së biznesit dhe shitjeve të Oriflame; (v) ndryshimet në procesin e regjistrimit dhe kërkesat e regjistrimit; (vi) ndryshime në çdo kod dhe rregull siç parashikohet nga shoqatat e shitjes direkte në të cilat Oriflame aderon; dhe (vii) çdo ndryshim tjetër që ndikon në modelin e biznesit të Oriflame. Çdo rishikim, ndryshim ose shtesë e këtyre Kushteve do të publikohet në faqen tonë ueb dhe/ose njoftohet rregullisht në postën tuaj të regjistruar dhe do të hyjë në fuqi nga data e këtij publikimi/njoftimi, por jo më pak se 30 ditë. Ju jeni përgjegjës për t’u përditësuar vetë me ndonjë ndryshim të tillë.
13.5 Çdo ndryshim i tillë në Marrëveshjen e Brand Partner të përcaktuar në nenin 13.4 duhet të pranohet prej jush si një kusht për vijimësinë tuaj si Brand Partner, duke përfshirë përdorimin e ardhshëm të faqes së internetit dhe porositjen e Produkteve në të. Ne mund të kërkojmë pranimin tuaj të shprehur. Përndryshe, do të konsiderojmë se ju keni pranuar ndryshimet nëse vazhdoni me porositjen e Produkteve pas vënies në zbatim të ndryshimeve. Në rast se ju nuk i pranoni këto ndryshime brenda 2 muajve pas fillimit të zbatimit të ndryshimeve, Marrëveshja juaj e Brand Partner do të përfundojë menjëherë. Ju pranoni se ky afat është i mjaftueshëm dhe ju keni hequr dorë shprehimisht prej çdo lloj kompensimi për këtë zgjidhje.
13.6 Oriflame mund t’i kalojë ose transferojë këtë Marrëveshje ose çdo pjesë të tij çdo shoqërie të Grupit Oriflame.
13.7. Ne mund t'ju dërgojmë paralajmërime, njoftime, e-mail, postë të drejtëpërdrejtë dhe në përgjithësi, mund të komunikojmë me ju. Ju mund të përditësoni preferencat tuaja për komunikimet e marketingut nga ne në çdo kohë duke hyrë në cilësimet e përdoruesit tuaj. Duke pranuar këto Kushte, ju pranoni që Oriflame do t'ju dërgojë çdo informacion/ komunikim tjetër në lidhje me kontratën tuaj dhe/ ose porositë tuaja të blerjes në mjete të qëndrueshme, përveç letrës (p.sh. përmes e-mailit ose ndonjë mjeti tjetër që ju drejtohet personalisht dhe që ju lejon të ruani informacionin në një mënyrë të arritshme për referencë në të ardhmen për një periudhë mjaft të gjatë dhe që gjithashtu, ju lejon riprodhimin e pandryshuar të një informacioni të tillë).
13.8. Çdo njoftim i dhënë sipas kësaj Marrëveshjeje me dorëzim të regjistruar brenda natës ose me postë të klasit të parë në adresën e palës të përcaktuar në këtë Marrëveshje ose në një adresë tjetër të njoftuar herë pas here me shkrim nga njëra palë te tjetra, do të rezultojë në periudhën e njoftimit që fillon (i) në rast të dërgimit të regjistruar të postës brenda natës nga e nesërmja pas postimit të një njoftimi të tillë, dhe (ii) në rastin e postimit të klasit të parë nga dita e dytë e punës pasi të postohet një njoftim i tillë. Nëse njoftimi është dhënë me mjete të tjera, periudha e njoftimit do të nisë në ditën e marrjes aktuale të njoftimit.
13.9. Kushtet në këtë dokument kanë përparësi mbi të gjitha dokumentet e tjera të referuara këtu.
14. NJOFTIMI PËR PRIVATËSINË
14.1 Informacioni sesi përpunojmë të dhënat tuaja mund të gjendet në Njoftimin e Oriflame për Privatësinë.
14.2. Ne marrim përsipër të ruajmë konfidencialitetin dhe sigurinë e të gjitha të Dhënave Personale (pavarësisht se rezervojmë të drejtën të përhapim këtë informacion në rrethanat e përcaktuara më poshtë). Ne do ta ruajmë ata në një server të sigurtë dhe do të veprojmë plotësisht në përputhje me të gjithë legjislacionin e zbatueshëm për Mbrojtjen e të Dhënave dhe konsumatorët, në fuqi herë pas here.
14.3 Më poshtë, do të gjeni informacion të mëtejshëm përkatës mbi Oriflame Cosmetics LLC.
Emërtimi: Oriflame Cosmetics LLC
Adresa: 10000 Pristina, RR.Hajdar Dushi Lam C/2 Nr lok 5
Detajet e kontaktit: Telefon: +386 49 625 810 e-mail: oriflame.kosovo@oriflame.com
Regjistri tregtar ose një regjistër tjetër publik
Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve numri i regjistrimit 70390125
TVSH number: 330046624
15. NA KONTAKTONI
Nëse keni ndonjë shqetësim lidhur me Marrëveshjen tuaj të Brand Partner, përfshirë këto Kushte, ju lutemi të na kontaktoni në oriflame.kosovo@oriflame.com ose na telefononi në numrin +386 49 625 810. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të shqyrtuar shqetësimet tuaja dhe të gjejmë zgjidhje për çdo problem që ju sillni në vëmendjen tonë.
Përditësimi i fundit: 15.05.2023
v. 5,2023